TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vazhdon shtrenjtimi i produkteve, rritet kostoja e jetesës së qytetarëve

nga Tëvë1
6 Maj, 2025
2
A A
Vazhdon shtrenjtimi i produkteve, rritet kostoja e jetesës së qytetarëve

Çmimet e produkteve ushqimore si dhe mallrave të tjera po vazhdojnë të rriten. Teksa qytetarët ankohen se po u rëndohet gjendja ekonomike, bizneset ngritjen e çmimeve ia atribuojnë shtrenjtimit të rrymës.

Njohësit e fushës thonë se kostoja e jetesës do të vazhdojë të rritet edhe muajt në vijim.

Njoftime për ngritje të çmimeve janë hasur së fundmi në disa biznese në vend.

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, vlerësohet se i ka paraprirë nisjes së një vale të re të ngritjes së çmimeve në Kosovë. Çmimi i bukës ka nisur të rritet, ai i qumështit është paralajmëruar të rritet ditëve në vijim, teksa edhe çmimi i perimeve, mishit, kafesë e produkteve të tjera kanë shënuar ngritje.

“Tash po e cekim vetëm rrymën. Vaji para dy vitesh ka qenë 89 centë, tash është 1 euro e 90 centë,” thotë një qytetar.

“Një numër i madh i qytetarëve jetojnë me ndihma sociale. Qysh do ta paguajnë ata rrymën? Nuk kanë mundësi ta paguajnë. Unë e kam pensionin pak më të mirë, por po kam probleme”, deklaron qytetari tjetër.

“Vetëm buka mos të shtrenjtohet dhe artikujt elementarë si qumështi, vaji dhe sheqeri”, thotë një banor.

“Nuk bën të rriten çmimet. Pensionet nuk i kanë rritur, rrogat thuajse jo”, shprehet qytetari.

Bizneset paralajmërojnë ngritje edhe më tej, dhe këtë ia atribuojnë shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Normal që ndikimi do të jetë shumë i keq. Do të shqyrtohet edhe rritja e çmimit të produkteve finale dhe si rezultat do të kemi produkte vendore më të shtrenjta se deri më tani. Apeloj që institucionet të jenë të vëmendshme, sepse kjo është një aventurë që ka një përfundim shumë të keq,” tha Burim Piraj, biznesmen.

“Çmimi i energjisë elektrike ndikon drejtpërdrejt në koston operative dhe kjo padyshim që do të sjellë edhe shtrenjtimin e produkteve dhe qytetari i Kosovës do të ngarkohet dy herë. Një herë do të ngarkohet si ekonomi familjare me 15 përqind, kurse herën e dytë do të ngarkohet përmes produkteve që do të shiten në Kosovë më shtrenjtë se deri më sot,” tha Lulzim Rafuna, drejtor i Odës Ekonomike të Kosovës.

Ngritje gjatë këtij viti kanë shënuar edhe çmimet e djathit, vezëve, çajit, ujit, shërbimeve hoteliere, atyre ambulatore, si dhe mallrave dhe shërbimeve për mirëmbajtjen e ekonomive shtëpiake./rtk

ShareTweet

Postime të ngjashme

Numërimi deri në ora 07:00 nga KQZ – PS siguron 52.95% të votave, PD 34.11%

Numërimi deri në ora 07:00 nga KQZ – PS siguron 52.95% të votave, PD 34.11%

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Auto Draft

48 orë, 11 raste të dhunës në familje, pse po ndodhin?

Numërimi deri në ora 07:00 nga KQZ – PS siguron 52.95% të votave, PD 34.11%

Numërimi deri në ora 07:00 nga KQZ – PS siguron 52.95% të votave, PD 34.11%

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Live rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Vdes një 24-vjeçar nga arma e zjarrit, policia po e heton si “vdekje të dyshimtë”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X