TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Vazhdon seanca gjyqësore në Hagë, sot flasin avokatët e Jakup Krasniqit

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor në Hagë, ku mbrojtja e Jakup Krasniqit do ta bëjë deklaratën hyrëse në gjykim.

Kjo seancë pritet të fillojë nga ora 09:00, përcjell teve1.info

Të hënën nisi gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, me deklaratën hyrëse të Prokurorisë, kurse në seancën e djeshme fjalën mbrojtëse e dhanë para gjyqit avokatët e Thaçit, Veselit e Selimit.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pret që në fund të procesit gjyqësor të shfajësohet nga të gjitha akuzat të cilat rëndojnë mbi të.

Ai i është drejtuar Gjykatës Speciale duke thënë se ndjen keqardhje për të gjitha viktimat e luftës, por ka shtuar se viktimat nuk marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit.

Gjatë deklaratës së tij, Thaçi ka thënë se është i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Ndërsa, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi ka thënë se nuk ka frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia.

Selimi ka theksuar se do të vërtetohet pafajësia e tij, sepse lufta nuk është e mirë për askënd.

Teksa, Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka thënë se Prokuroria në Speciale nuk e ka asnjë dëshmi “që mund ta vërtetojë se Veseli ka qenë pjesë e ndonjë ndërmarrjeje kriminale”.

Sipas tij, në periudhën për të cilën akuzohet, Veseli ka qenë kryesisht jashtë Kosovës.

Gjykata Speciale ka njoftuar se 140 persona janë pranuar si viktima pjesëmarrëse në procesin gjyqësor.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Imeri: Kosova s’mund të mbetet peng i një grupi të caktuar që ka synime të sabotojë

Imeri: Kosova s’mund të mbetet peng i një grupi të caktuar që ka synime të sabotojë

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së drejt fundit, Aliaj: Presim të kemi një gjykim të drejtë

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së drejt fundit, Aliaj: Presim të kemi një gjykim të drejtë

Zgjedhje të reja apo Qeveri Kurti3 – flasin analistët

Zgjedhje të reja apo Qeveri Kurti3 – flasin analistët

Vdes veprimtari Rasim Zenelaj

“InfoNata” 02.09.2025

“InfoNata” 02.09.2025

Zgjedhje të reja apo Qeveri Kurti3 – flasin analistët

Zgjedhje të reja apo Qeveri Kurti3 – flasin analistët

Vdes veprimtari Rasim Zenelaj

Vdes veprimtari Rasim Zenelaj

Më 11 janar fillon fushata e partive politike

Anëtari i Nismës: Të gjitha partitë po përgatiten për zgjedhje të jashtëzakonshme

“Nuk e dimë kush është në prapavi”, Beqa shprehet kundër fuqizimit të Rashiqit

“Nuk e dimë kush është në prapavi”, Beqa shprehet kundër fuqizimit të Rashiqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X