TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Ushtria izraelite përfundon sulmet ajrore kundër Iranit

nga Tëvë1
9 muaj më parë
0
A A
​Ushtria izraelite përfundon sulmet ajrore kundër Iranit

Ushtria izraelite njoftoi të shtunën se kishte përfunduar sulmet ajrore të synuara ndaj objekteve ushtarake iraniane.

Ushtria tha se sulmet ajrore kishin në shënjestër objektet e prodhimit të raketave që besohet se kanë prodhuar raketa që janë lëshuar në Izrael gjatë vitit të kaluar.

Sulmet ishin në përgjigje të sulmeve të fundit me raketa nga Teherani ndaj Izraelit.

Në lidhje me sulmet, ushtria shënjestroi gjithashtu sisteme raketore tokë-ajër dhe asete të tjera ajrore iraniane, të cilat synonin të pengonin aftësitë operacionale të Izraelit brenda hapësirës ajrore iraniane, theksoi ushtria.

“Operacioni u ekzekutua me sukses, me të gjithë avionët që u kthyen të sigurt në bazë,” shtoi IDF.

Ushtria tregoi se posedon një sërë aftësish sulmuese, disa prej të cilave u përdorën në sulmet e së shtunës që synonin asetet strategjike thellë brenda Iranit.

“Tani mund të konfirmoj se kemi përfunduar përgjigjen izraelite ndaj sulmeve të Iranit kundër Izraelit”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari në një video- deklaratë.

“Ne kryem sulme të synuara dhe të sakta ndaj objektivave ushtarake në Iran, duke penguar kërcënimet e menjëhershme ndaj shtetit të Izraelit.

Ai shtoi se ushtria izraelite “ka përmbushur misionin e saj”.

“Nëse regjimi në Iran do të bënte gabimin duke filluar një raund të ri përshkallëzimi, ne do të jemi të detyruar të përgjigjemi,” tha ai.

Mediat izraelite raportuan se mbi 100 avionë luftarakë izraelitë morën pjesë në sulmin ndaj Iranit. Para se Izraeli të shpallte sulmet e tij, Irani tha se ishte i gatshëm të hakmerrej kundër “agresionit” izraelit.

“Nuk ka dyshim se Izraeli do të marrë përgjigjen e duhur për çdo veprim që do të ndërmarrë”, raportoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Tasnim, duke cituar burime.

Agjencia citoi gjithashtu burime zyrtare duke thënë se “pretendimet e Izraelit për 100 avionë ushtarakë që marrin pjesë në sulm janë krejtësisht të rreme, pasi Izraeli synon të ekzagjerojë shkallën e sulmit të tij të dobët”.

SHBA tha më herët se Izraeli “po kryen sulme të synuara kundër objektivave ushtarake në Iran si një ushtrim vetëmbrojtjeje dhe në përgjigje të sulmit me raketa balistike të Iranit kundër Izraelit më 1 tetor”. /AA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një 19-vjeçar

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një 19-vjeçar

30 vjet, 8372 emra, një gjenocid

30 vjet, 8372 emra, një gjenocid

Vritet Agim Muharemi pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut

Vritet Agim Muharemi pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut

OKB raporton për afër 800 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

OKB raporton për afër 800 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Dafina Zeqiri iu reagon mediave pasi i publikuan fotografi nga spitali: Po vdisni për ekskluzivitet që s’do ta merrni kurrë

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Pse trangujt janë ushqim ideal në ditë të nxehta?

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Real Madridi ia cakton çmimin Vini Jr, 150 milionë euro për ekipet e interesuara

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X