TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ushqimet ideale për trurin, konsumimi i tyre rrit përqendrimin dhe kujtesën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ushqimet ideale për trurin, konsumimi i tyre rrit përqendrimin dhe kujtesën

Ndikimi i të ushqyerit në shëndetin e përgjithshëm të njeriut nuk është sekret dhe disa ushqime, me lëndët ushqyese të tyre, u ofrojnë organeve gjithçka që u nevojitet për të funksionuar pa probleme.

Këto janë disa ushqime që ndikojnë në trurin e njeriut si edhe ndikimi që ata kanë.

Fruta të thata

Arrat dhe llojet e tjera të frutave të thata përmbajnë yndyrna të shëndetshme dhe acidet yndyrore të pangopura, këto mund të kenë një efekt shumë pozitiv në trurin e njeriut. Megjithatë, për shkak të përmbajtjes së lartë kalorike, nuk rekomandohet konsumimi i tepërt i këtyre frutave 13 gram në ditë është doza e rekomanduar.

Çokollatë e zezë

Një çokollatë e zezë gjatë studimeve është një truk i vjetër i universitetit që shumë njerëz e përdornin për disa arsye të mira. Çokollata me një përqindje të lartë të kakaos përmirëson qarkullimin e gjakut, ul nivelin e stresit dhe stimulon rrjedhjen e gjakut në tru, prandaj rekomandohet edhe për njerëzit me nervozizëm, truri i të cilëve punon më shumë për shkak të kësaj ndjenje.

Një studim i kryer tregoi se njerëzit që konsumojnë çokollatë të zezë të paktën një herë në javë kanë rezultate më të mira në testet e aftësive njohëse. Në studimin e publikuar në revistën “Appetite” morën pjesë 968 persona nga mosha 23 deri në 98 vjeç.

Shkencëtarët besojnë se konsumimi i rregullt i kakaos mund të jetë një nga disa faktorë që shpjegojnë efektet pozitive të çokollatës së zezë në funksionin e trurit, shkruan abcnews.al

Salmoni

Salmoni përmban një përqindje të lartë yndyrnash të mira dhe të dobishme, si dhe vitaminë D. Një porcion i këtij ushqimi mund të sigurojë deri në 80 për qind të sasisë së rekomanduar ditore të kësaj lëndë ushqyese. Përveç kësaj, salmoni është një burim i shkëlqyer i omega-3 dhe acideve të tjera yndyrore, të cilat ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe ndihmojnë në shëndetin e zemrës.

Hulumtimet kanë treguar se acidet yndyrore omega-3 kanë një efekt të shkëlqyer në zgjidhjen e problemeve si ankthi dhe depresioni, gjë që i bën ato një lëndë ushqyese shumë të dobishme për trurin.

Boronica

Përveç përmirësimit të shikimit, boronica, rinovon lëkurën, ul sheqerin në gjak dhe forcon kockat, ato ruajnë përqendrimin dhe forcojnë trurin. Boronicat gjithashtu përmbajnë një sasi të madhe të vitaminave, mineraleve dhe elementëve gjurmë, dhe përveç kësaj, ato janë një thesar i vërtetë natyror i antioksidantëve, prandaj mund të quhet pa dyshim eliksiri i shëndetit dhe rinisë.

Brokoli

Brokoli është i pasur me vitaminë K, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për funksionin e trurit dhe aftësitë njohëse. Përveç kësaj, përmban edhe acid folik, natrium dhe kolinë, të cilat kanë një efekt pozitiv në kujtesë. Në të njëjtën kohë, brokoli ka një efekt të mirë në sistemin kardiovaskular, imunitar dhe tretës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Hapat e rëndësishëm që duhet të ndiqni në syfyr dhe iftar për agjërim sa më të lehtë

Shega lufton sëmundjet inflamatore të zorrëve

Shega lufton sëmundjet inflamatore të zorrëve

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

Benefitet shëndetësore që na sjell agjërimi

Benefitet shëndetësore që na sjell agjërimi

FSK-ja pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “Dynamic Front” me NATO-n

FSK-ja pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “Dynamic Front” me NATO-n

Sali Berisha njofton datën e protestës së radhës kombëtare

Sali Berisha njofton datën e protestës së radhës kombëtare

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Haki Tigani

Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Haki Tigani

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Afër tri dekada pritje, rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Kosova synon anëtarësimin në NATO deri më 2027, ekspertët: Mundësi reale por me sfida politike

Kosova synon anëtarësimin në NATO deri më 2027, ekspertët: Mundësi reale por me sfida politike

Çeku merr drejtimin e Arsimit, SBAShK kërkon qasje ndryshe nga Nagavci

Çeku merr drejtimin e Arsimit, SBAShK kërkon qasje ndryshe nga Nagavci

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën