TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rivarrimi i dëshmorit Gjocaj – “Ishte plagë e përhershme, sot ditë e lumtur për ne”

Pas gjetjes së eshtrave të dëshmorit Agron Gjocaj, familja u mblodh sot në kompleksin memorial në Baballoq për ta rivarrosur Agronin në mesin e bashkëluftëtarëve të tij.

by TËVË 1
2 muaj ago
2 0
A A

“Më kujtohet si sot kur i tha nanës jom tu shku për me luftu UÇK edhe nana s’ka pas as çka me i thonë, vetëm e ka kap për qafe’’.

Të ulur pranë njëri-tjetrit, me fytyra të lodhura nga pritja e gjatë, familjarët e përjetuan sot dhimbjen ndryshe.

Nëna që për vite me radhë e kishte pritur pa e ditur se ku t’i çonte lutjet.

E motra me fotografinë e vëllait në gjoks, si kujtim i një mungese që nuk u shua kurrë.

E pranë tyre, të afërmit që u rritën me emrin e tij dhe me një plagë të hapur.

Arta, motra e dëshmorit Agron Gjocaj që u rivarros këtë të shtunë, thotë se familja kishte jetuar me dhimbje të dyfishtë, humbje dhe mungesën e trupit të tij.

“Sot është një ditë e lumtur për to se e kthyn në vendin e vet, edhe na kemi dhimbje se është hap dhimbja pas 28 vitesh amo na jem krenar se është ardh në vendin e vet qysh i ka hije, edhe për nanën tonë jemi të lumtur se e priti me varros qysh ka dashtë vet me lutjet e saj për me varros si duhet. Agroni ishte një djalë shumë trim, shumë i lumtur”, tregoi Gjocaj.

Edhe djali i axhës, Argjendi, shprehet se rritja pa të, ishte një plagë e përhershme.

“Agroni për ne ka qenë si vëlla i madh, sigurisht në atë kohë kur ishim fëmijë ai ishte si vëlla, gjithmonë na ka mungu edhe derisa trupi i tij u gjet ka qenë gjithmonë një mungesë edhe na ka vra shumë, po deshti Zoti kurrë nuk bëhet vonë edhe Agroni iu bashkangjit luftëtarëve të vet”.

Pritje të gjata e me ankth për Agronin kishte pasur deri tani edhe ky i moshuar, që kishte nip luftëtarin.

“Deshi Zoti e gjetëm, janë edhe dy tjerë pa gjet, dashtë Allahu me i gjet edhe ata mirë është kon. Është një kënaqësi se i gjetëm eshtërtat e tij se deri qetash jemi kon me ankth nuk kem dit ku është e ku e kanë çu, e sot masi po e dimë ku pe shtim në dhe e ku i ka eshtërtat është një kënaqësi e madhe”.

Agron Gjocaj ra dëshmor në moshën 20-vjeçare në pritë ushtarake serbo-malazeze, afër trekufirit Kosovë-Shqipëri-Mali i Zi, pikërisht në Bogiqe të rrethit të Plavës, bashkë me Avni Sinanajn e Milaim Gjocajn.

Kronikë e realizuar nga gazetarja Jona Kelmendi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nushi: Ky pushtet mposhtet me një opozitë të re, jo kjo që thotë nuk kam vija të kuqe

Nushi: Ky pushtet mposhtet me një opozitë të re, jo kjo që thotë nuk kam vija të kuqe

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria ndan 45 mijë euro për Forumin Ekonomik të Vjenës

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Ymeri: Kthimi i Osmanit në LDK është fakt i kryer

“InfoNata” 30.04.2026

Abdixhiku e Osmani përfundojnë takimin, paralajmërojnë “lajme të mira”

Abdixhiku e Osmani përfundojnë takimin, paralajmërojnë “lajme të mira”

Ymeri: Pranimi i ofertës për bashkëqeverisje me LVV-në do të ishte vetëvrasje politike partiake

Ymeri: Pranimi i ofertës për bashkëqeverisje me LVV-në do të ishte vetëvrasje politike partiake

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën