Lisandro Martinez është konfirmuar si futbollist i ri i skuadrës së Manchester Unitedit.
Lajmi është bërë i ditur të dielën nga klubi gjigant i Premier Leagues së Anglisë.
Martinezi është transferuar nga Ajaxi holandez, dhe do të jetë pjesë e Unitedit deri në qershor të vitit 2027, me opsionin e vazhdimin edhe për një vit tjetër.
“Djajtë e kuq” do të paguajnë dëmshpërblim prej 55 milionë funteve, plus 10-të të tjera bonuse.
“Manchester United ju njofton me kënaqësi se klubi ka arritur marrëveshje me Ajaxin për transferimin e mbrojtësit argjentinas, Lisandro Martinez”, thuhet në njoftimin e Unitedit.