Pas tri ndeshjeve rresht pa humbje në të gjitha garat, Manchester Unitedi, të dielën pasdite është befasuar në ndeshjen e xhiros së 22-të të Premier Leagues.
Unitedi në shtëpi u mposht nga Brightoni me rezultatin 3:1.
Yankuba Minteh në minutën e pestë i kaloi në epërsi mysafirët.
Bruno Fernandes në minutën e 23-të i barazoi shifrat nga pika e bardhë.
Dy golat tjerë, Brightoni i shënoi në pjesën e dytë, në minutën e 60-të me Kaoru Mitoma Georginio Rutter në minutën e 76-të për rezultatin final 3:1
Për Unitedin kjo ishte disfata e dhjetë këtë sezon, me 26 pikë kurse Brightoni me 34 pikë është në vendin e nëntë.









