Skuadra e Manchester United dëshiron me çdo kusht ta ketë në skuadër mesfushorin e Barcelonës, Frenkie de Jong.
Trajneri i ri i Djajve, Erik Ten Hag, ka punuar me holandezin tek Ajax dhe është admirues i lojës së tij, megjithatë gjganti anglez po pret që Barcelona do ta ulë kërkesën për të dhe shpresojnë ta transferojnë në një shumë më të vogël.
Vlera e mesfushorit në treg është rreth 70 milionë euro.