TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

UNICEF paralajmëron se mbi 41 mijë qytetarë në Kosovë do të bien në varfëri

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
UNICEF paralajmëron se mbi 41 mijë qytetarë në Kosovë do të bien në varfëri

Për Kosovën, shifra është akoma më e lartë dhe arrin në 41.5 mijë persona.

Shifrat janë publikuar në raportin e fundit të UNICEF për pasojat e luftës në varfërinë e fëmijëve.

Raporti gjen se nga 35.4 mijë persona që do të bien në varfëri në Shqipëri, rreth 9 mijë prej tyre janë fëmijë.

Kjo rritje e varfërisë për rreth 6 mijë fëmijë do të përkthehet në 743 vite të humbura shkollimi, vlerëson UNICEF, që është programi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët.

Shqipëria dhe Kosova kanë vlerësimin më të lartë për popullsinë që do të bjerë në varfëri si rrjedhojë e pasojave të luftës.

Sipas shifrave në rajon, në Serbi pritet t’i shtohen listës së të varfërve 28 mijë persona, në Bosnjë 17 mijë, në Maqedoninë e Veriut 5.5 mijë, dhe në Mal të Zi me 913.

Në raport me popullsinë e vitit 2021, Kosova kryeson për numrin e lartë të personave që do të bien në varfëri, me 3.7 për qind të totalit të popullsisë, e ndjekur nga Shqipëria me 1.5 për qind, ndërsa më të ulët efektin do ta ketë Mali i Zi (0.1 për qind) dhe Maqedonia e Veriut (0.4) dhe Serbia (0.6).

Raporti i UNICEF thotë se lufta në Ukrainë dhe rritja e kostos së jetesës si pasojë e saj, ka zhytur miliona fëmijë të tjerë në varfëri në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore në muajt e fundit.

Lufta në Ukrainë dhe rritja e inflacionit kanë zhytur katër milionë fëmijë të tjerë në varfëri – një rritje prej 19 për qind që nga viti 2021 – thotë studimi, duke theksuar se fëmijët mbajnë peshën kryesore të krizës ekonomike të shkaktuar nga konflikti.

Raporti thotë se ndërsa fëmijët përbëjnë 25 për qind të popullsisë, ata përbëjnë gati 40 për qind të 10.6 milionë njerëzve shtesë në varfëri këtë vit.

Shqipëria dhe Kosova kanë dhe numrin më të lartë të fëmijëve që do të bien në varfëri në rajon, me përkatësisht 1.2 për qind dhe 2.1 për qind të totalit të fëmijëve.

“UNICEF po jep alarmin për pasojat e kësaj lufte dhe po u bën thirrje qeverive të ofrojnë mbështetje jashtëzakonisht të fortë për mbrojtjen sociale dhe të zbatojnë programe të ndihmës në para për familjet më të rrezikuara me fëmijë”, tha Adeline Hazan, presidente UNICEF France, për AFP.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve

​Pikëpyetje për votat e LDK-së për presidentin, dyshime në unitetin e deputetëve

Rama: Dialogu Kosovë – Serbi i dështuar për shkak të formatit

Rama: Serbia është përgjegjëse për situatën në dialog, nuk e pranon realitetin – Kosova është Republikë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Sulmoi fizikisht të miturin, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Jugut

Skënder Krasniqi dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen në Zllakuqan të Lipjanit

Skënder Krasniqi dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen në Zllakuqan të Lipjanit

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë

Këshilla si të ushqehemi shëndetshëm kur jeni me pushime

Këshilla si të ushqehemi shëndetshëm kur jeni me pushime

Erdogan: Terroristët s’do të kenë sukses në Turqi

Erdogan: Zmbrapsja e tentativës për grusht shteti në vitin 2016 ishte “deklarata e pavarësisë” e Shekullit të Turqisë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Sulmoi fizikisht të miturin, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Jugut

Skënder Krasniqi dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen në Zllakuqan të Lipjanit

Skënder Krasniqi dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen në Zllakuqan të Lipjanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën