TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
5 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

nga TËVË 1
25 Prill, 2025
1
A A
“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim”- Një kujtim për heroin Fadil Vata

Fadil Vata u lind me 03.01.1962 në fshatin Lumbardh, ish-Sallagrazhd, në Therandë. Fadili rrjedh nga një familje atdhetare e me kulturë, gjë që ky vetëm sa edhe e vazhdoi për të mos e ndalur më.  Fadil Vata shkollën fillore nga klasa e parë deri te klasa e katërt e ndoqi në vendlindjen e tij, ndërsa nga klasa e pestë deri tek ajo e teta vazhdoi në fshatin Mushtishtë. Në Gjimnazin “ Jeta e Re”, në Therandë ish Suharekë, vazhdoi shkollimin e mesëm. Rrugëtimin e tij shkollor e vazhdoi edhe me regjistrimin në Universitetin e Prishtinës, pranë Fakultetit Filozofik, drejtimi Filozofi-Socilogji. Edhe pse i ri për nga mosha, Fadili kishte një ngritje të lartë intelektuale, ishte i edukuar e i afërt me të gjithë. Me shoqërinë e tij, ai kishte sjellje shembullore nuk nënçmonte askënd, as përçante, por kërkonte unitet të përbashkët me ideale e sakrifica të përbashkëta, sepse vetëm kështu mundemi që të ngritemi edhe më shumë si popull. Ëndrra që ai kishte ishte një rrugëtim shumë i vështirë, por asnjëherë i pamundur. Liria, ishte pika referuese për të cilën edhe filloi kontaktet e para me rrjetin e organizuar ilegalo-politiko-patriotik në vitet 1978-1979. Pra nëse në çdo situatë se ku ndodhej, Fadili me shokë ishte i qartë në qëllimet e tyre për një vend të lir, sovran e demokratik. Fadili Vata e kishte të vendosur idealin që vnun para vetës me shokë, që edhe me sakrifcat më të medha të tyre nuk, u lekundeshin për tu kthyer mbrapa qëllimit që kishin vendosur.

Ndërsa në vitin 1980 është dërguar me dhunë në shërbimin ushtarak në Pozharevc të Serbisë. Edhe shërbimi ushtarak nuk e pengoi Fadilin që të ndaloj aktivitetin e bindjet e tij për vendin e tij. Në demonstratat e 11 marsit në Prishtinë Fadil Vata ishte pjesëmarrës si edhe shumë të tjerë. Pas këtyre ngjarjeve në vend, ai vizitoi familjen e tij, në fshatin e lindjes, e për t’u kthyer përsëri në shërbimin ushtarak. Për bindjet e tij, ai me 3 maj të vitit 1981 u burgos në kazermën e Pozharevcit. Më pastaj e dërguan në Beograd, ku aty u dënua me 6 (gjashtë) vite  burgim, nga gjyqi ushtarak, ku prapë e kthejnë në Pozharevc. Në seancën gjyqësore ku po mbahej e gjykohej padrejtësisht Fadil Vata ishte i pa lëkundur për të mbrojtur idealet e veta e të shokëve. Ndër tjerash ai përgjigjet si: “Jam i lumtur që jam shqiptar dhe sot para juve përgjigjem për një vepër të tillë. Jam i lumtur që nuk i përkas rinisë tuaj të zhytyr në zhytyr në alkool, drogë e prostiutcion, por i përkas rinisë shqiptare të pastër si loti, që dijen dhe angazhimin e bënë për lirin e popullit të vet shqiptar”, pra Fadili ishte ideolog i zgjuarë, e trimërin tash më ja njohën të gjithë.

Gjatë qëndrimit në burg, mbi atdhetarin tonë Fadil Vata u ushtruan tortura të mëdha nga më çnjerëzoret, ku më  pas kjo torturë ndikon edhe në përkeqësimin e shëndetit të tij. Në kushte e rrethana si këto, ai për fat të keq fiton edhe sëmundje të rëndë në mushkëri. Në gjendje të jo të mirë Fadili dërgohet në spitalin e burgut të Pozharevcit, por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tij, ai dërgohet në spitalin e Beogradit ku edhe operohet. Në këtë spital edhe pse tashmë i operuar e i shtrir mbi shtrat spitalor, maltretimet e torturat vazhdonin pa ndal, të tilla si duke e mbajtur atë të lidhur me zinxhir për shtrati. Nga veprimtari Vata, shovenistet serbë kishin një frikë të madhe, saqë edhe kur prindërit e tij, babë Nebihu e nënë Tahirja i erdhën për vizitë në spital, Fadilin e mbanin të lidhur me zinxhir. Pas qëndrimit disa mujor në spital të Beogradit, e përmirësimit të gjendjes të tij shëndetësore, Fadili kthehet përsëri në burgun famëkeq të Pozharevcit. Gjatë qëndrimit në burg Fadil Vata ra në kontakt edhe me shumë patriotë e të burgosur politik, ku në mesin e të cilëve ishte edhe Afrim Zhitia. Më 30 prill të vitit 1987 u lirua nga burgu. Lirimi nga burgu i Fadil Vatës, ishte për Lëvizjen Ilegale Patriotike e Politike në Kosovë, një fitore e madhe si dhe për të gjithë bashkëvendësit e tërë popullin e Kosovës. Me t’u liruar Fadili rrugëtoi në rrugën që kishte nisur qysh si i ri, ai kontaktoi të gjithë shokët dhe miqtë, por edhe ata që po liroheshin e pritëshin të lirohen nga burgjet serbe, që të vazhdonin ëndrrën e idealin e tyre brez pas brezi. Nga të gjithë këta shokë e miq, njëri ndër më të afërmit e tij ishte Heroi i Kombit Afrim Zhitia. Në vitin 1989 Lëvizja Politike Ilegale në Kosovë në Komitetin e saj drejtues vendosin që dy patriotët e dy atdhedashësit t’i vendosin me funksione në të. Dy kolosët e popullit u vendosën për pozitat sekretar politik Fadil Vata, e sekretar organizativ Afrim Zhitia të Lëvizjes Politike e Ilegale. Të dy viganët e kohës nuk u frikësuan nga vdekja e as nga regjimi i kohës, andaj me të drejt ata ishin udhërrëfyes për shokët e tërë popullin.

Fadil Vata nuk u frikësua për vetën, për bindjet e qëndrimet e tij tashmë të njohura, ai as nuk u shantazhua edhe gjatë qëndrimit në burg. Pak para se të lirohej nga burgu, disa gazetarë serbë, në një intervistë pyetën Fadil Vatën. “A jeni penduar dhe a ka ndikuar burgu që të mos vazhdoni veprimtarin tuaj antiserbe”?

“Unë as edhe një herë në jetën time nuk do të tërhiqem nga rruga e lirisë së atdheut tim, pavarësisht qëndrimeve tuaja të egra e shtypëse. Unë nuk do të tërhiqem me as një çmim, as edhe me çmimin e jetës”. Nga sëmundja e rëndë që e mori në burgun famëkeq të Pozharevcit, Fadili u detyrua të kërkonte ndihmë për shërim jashtë vendit, me ç’rast shkoi në Bazel të Zvicrës. Përpos dhimbjeve që kishte nga sëmundja e tij, Fadili kur mori edhe lajmin e keq për dy shokët e tij, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu që ishin vrarë nga regjimi serb, atij i’u përkeqësua gjendja edhe më shumë. Kështu, larg atdheut fizikisht dhe me shumë brenga që nuk mundi t’i vazhdoj idealet e tij të nisura për atdheun, me datë 25 prill të vitit 1990 zemra e tij pushoi së rrahuri në mërgim.

Ai u varros me 9 maj të po atij viti, pra dy javë nga vdekja e tij sepse ish Jugosllavia nuk lejoi ardhjen e kufomës së tij nga Bazeli ku edhe ndërroi jetë. Gjatë ceremonisë së varrimit tek arkivoli i të ndjerit tashmë Fadil Vata, kishin ardhur policë të angazhuar jugosllav për të hapur arkivolin e mbyllur hermetikisht të Fadilit, për të parë e vërtetuar nëse ai tashmë është i vdekur ose jo, sepse kishin frikë se ende mund të jetë i gjallë. Në këtë ceremoni varrimi të Fadilit morën pjesë 100 mijë bashkatdhedashës nga vendi e diaspora.

 

Nga data 25 prill 2013 Fadil Vata dekretohet HERO i KOMBIT nga presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, ku më pastaj zbulohet edhe shtatorja e tij në qytetin e tij të lindjes në Therandë.

 

Sot nga 35 vjetori i vdekjës të Fadil Vata, e kujtojnë familja, miqtë e shokë. Ai gjithmon do të mbetët udhërrefyes i joni për çlirimin e shtetndërtimin e vendit.

 

Shkruan, Demokrat VATAJ, MA i Arkivistikës

Therandë, 2025

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tallja me popullin

Tallja me popullin

Bajraktari thotë se u morën parasysh rrethanat lehtësues për dënimin ndaj Miletiq

Rrëzimi i tërësishëm i aktakuzës në këtë fazë të procesit, epilog real i procesit gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së

Amaneti i Ismetit një shtet shqiptarë!

Amaneti i Ismetit një shtet shqiptarë!

BE-së i duhet një qasje e re për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

BE-së i duhet një qasje e re për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Shefi i NATO-s sot në Tiranë, pritet në takim nga Rama

Shefi i NATO-s sot në Tiranë, pritet në takim nga Rama

Një burrë e dy gra sulmojnë katër të tjera, arrestohen nga Policia

Një burrë e dy gra sulmojnë katër të tjera, arrestohen nga Policia

Arrestohet 54-vjeçari i kërkuar nga gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit

Arrestohet 54-vjeçari i kërkuar nga gjykata, dërgohet në vuajtje të dënimit

​Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Tiranës

​Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Tiranës

Aksionet policore në veri të Mitrovicës, serbët protestojnë për Sallën e Sportit

Aksionet policore në veri të Mitrovicës, serbët protestojnë për Sallën e Sportit

Sillet në Gjykatën Themelore në Prishtinë i arrestuar për krime lufte në Komunën e Zveçanit

Sillet në Gjykatën Themelore në Prishtinë i arrestuar për krime lufte në Komunën e Zveçanit

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për dy të dyshuar në Prizren

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për dy të dyshuar në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X