Mbyllet pa fitues takimi Ukrainë-Angli (1-1), ndërkohë që Suedia bëri detyrën përballë Estonisë në transfertë (0-5). Kombëtarja angleze mori një pikë në Poloni në takimin kundër Ukrainës, i vlefshëm për grupin C të eliminatoreve të Euro 2024.
Oleksandr Zinchenko kaloi Ukrainën në avantazh në minutën e 26’. Lojtari i Arsenalit finalizoi një dalje të shpejtë të skuadrës së tij. Por, anglezët rikthyen baraspeshën katër minuta përpara fundit të fraksionit të parë. Asist i bukur i Harry Kane dhe gol i Kyle Walker.
Kombëtarja ishullore pretendoi për një penallti në pjesën e dytë pas një prekjeje të dukshme me portë, por kryesori i sfidës vijoi lojën. Pavarësisht protestave të djemve të Southgate.
Anglia mbetet në krye të grupit me 13 pikë të grumbulluara në 5 ndeshje. Ndërkohë që Ukraina mban vendin e dytë me 7 pikë. Suedia triumfoi 0-5 kundër Estonisë. Viktor Gyokeres, Dejan Kulusevski, Alexander Isak shënuan në 45 minutat e para. Teksa suksesi me “manita” u kompletua nga golat e Robin Quaison dhe Viktor Claesson.