TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ukaj: VV dëshiron që pranvera të jetë stinë zgjedhore në Kosovë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ukaj: VV dëshiron që pranvera të jetë stinë zgjedhore në Kosovë

Analisti politik, Fidan Ukaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që këtë vit Kosova të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kjo pasi sipas Ukaj, paralajmërimet për zgjedhje në vend kanë ardhur edhe nga opozita por edhe nga vet partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje.

“Jo vetëm opozita por edhe pozita, Konjufca ka paralajmëruar disa herë deputetët duke i quajtur edhe të pa dobishëm, se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe siç duket edhe partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje dëshiron që pranvera e këtij viti, stina e pranverës të jetë stinë zgjedhore” tha Ukaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Madje ai renditi edhe dy arsyet të cilat sipas tij, Vetëvendojse do ta dërgonte vendin në zgjedhje.

Pasi sipas tij, çdo vazhdim i mandatit të Lëvizjes Vetëvendosje do ta ulte kënaqësinë e qytetarëve për punën e kësaj partie.

“Mendoj se dy arsye që Kurti dhe Vetëvendosja do ta dërgonin vendin në zgjedhje, është prolongimi i zbatimit të marrëveshjeve me theks të veçantë themelimi i Asociacionit, e poashtu këto  matjet e fundit, e poashtu ndoshta një analizë e brendshme e Lëvizjes Vetëvendosje se nëse vendi do të shkojë në zgjedhje tanimë qytetarët do të i’a jepnin mandatin Lëvizjes Vetëvendosje të jetë partia e parë politike në vend. Çdo vazhdim i mandatit qeverisës të Vetëvendosjes mendoj se do ta ulë kënaqësinë e qytetarëve për punën ose angazhimin e kësaj qeverie dhe kësaj partie në pushtet, për arsye se për tri vite shëndetësinë e kemi në gjendje të njejtë mos më keq, arsimin e pamë ku jemi të renditur në fund, ekonomia është keq. Mendoj se qytetari më nuk voton me emocion por voton me arsye”, shtoi ai .

Ukaj ka vlerësuar se mbajtja e zgjedhje ve në vitin 2024 do të ishte e dëmshme për Kosovën

Ndryshe, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në një intervistë ditë më parë kishte deklaruar se “Është mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme”.

“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë për zgjedhje të parakohshme. Mua më duket që mandati, nëse qeveria mendon se duhet të shkojë deri në fund, kush jam unë t’iu përzihem. Mirëpo, për shkak të vitit 2024 dhe zhvillimeve që i përmenda, do të dëshiroja, ky është mendim imi më privat, që Kosova të mos kalonte nëpër këto procese, e që këto procese të ndikojnë në legjitimitetin e pushtetit të ardhshëm në Kosovë”.

Në anën tjetër kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, është i bindur se viti 2024 do të jetë vit zgjedhor në Kosovë.

Kreu i PDK-së ka thënë se fatkeqësisht 2023-ta është edhe një vit tjetër i humbur për Kosovën, pasi nuk ka përparim në asnjë nga sektorët, për shkak të gabimeve edhe paaftësisë së Qeverisë Kurti.

Sipas tij, Kosova ka një politikë të jashtme në “vdekje klinike”, ka stagnim në ekonomi, shëndetësia është në kolaps, sikurse ka degradim edhe në arsim e fusha të tjera. Krasniqi theksoi se rritja ekonomike që parashihet të jetë rreth 3.5 për qind për vitin 2023, është jashtëzakonisht e vogël për një vend si Kosova me kaq shumë sfida, sidomos post-pandemike./teve1.info./

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi i bashkohet ekipit të Kurtit në Qeveri

Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi i bashkohet ekipit të Kurtit në Qeveri

Kurti takon zyrtarin e NATO-s, diskutojnë për Xhandarmërinë dhe forcimin e sigurisë në vend

Kurti takon zyrtarin e NATO-s, diskutojnë për Xhandarmërinë dhe forcimin e sigurisë në vend

Muja përuroi investimin 9.15 milionë euro për sistemin e ujitjes në Radoniq të Gjakovës

Muja përuroi investimin 9.15 milionë euro për sistemin e ujitjes në Radoniq të Gjakovës

​Mehmeti: Kosova po hyn në një fazë të re të zhvillimit ekonomik

​Mehmeti: Kosova po hyn në një fazë të re të zhvillimit ekonomik

Skandal në Serbi: Kisha Ortodokse filmon fshehurazi priftërinjtë gjatë zgjedhjes së Patriarkut

Skandal në Serbi: Kisha Ortodokse filmon fshehurazi priftërinjtë gjatë zgjedhjes së Patriarkut

Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi i bashkohet ekipit të Kurtit në Qeveri

Ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi i bashkohet ekipit të Kurtit në Qeveri

Putin pritet në Pekin nga Xi Jinping, disa ditë pas vizitës së Trumpit

Putin pritet në Pekin nga Xi Jinping, disa ditë pas vizitës së Trumpit

Genc Nuza, gjyqtar kryesor në finalen Ferizaj – Dukagjini

Genc Nuza, gjyqtar kryesor në finalen Ferizaj – Dukagjini

KB Bashkimi reagon pas dënimit të lartë

KB Trepça kërkon titullin, Bashkimi ndeshjen e pestë

Asgjësohen 190 krerë, shtohet numri i bagëtive me murtajë në Dajç të Shkodrës

Asgjësohen 190 krerë, shtohet numri i bagëtive me murtajë në Dajç të Shkodrës

Kurti takon zyrtarin e NATO-s, diskutojnë për Xhandarmërinë dhe forcimin e sigurisë në vend

Kurti takon zyrtarin e NATO-s, diskutojnë për Xhandarmërinë dhe forcimin e sigurisë në vend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën