TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Ujku Shigjetë”, ushtarët e FSK-së testojnë aftësitë dhe kapacitetet

Në Babaj të Bokës në Gjakovë është mbajtur ushtrimi fushor “Ujku Shigjetë”. Përmes disa operacioneve janë testuar aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së.

by Doresa Geci
11 muaj ago
0 0
A A

Të rreshtuar një pas një po presin urdhrin për sulm.

Kjo pasi armikun e kanë shumë afër dhe reagimi i tyre është jetik.

Janë këta ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilët po zhvillojnë ushtrimin fushorë “Ujku Shigjetë”.

E ky operacion u bë në zonën ushtarake në Babaj të Bokës në Gjakovë.

Ky ushtrim fushor po bëhet për të testuar aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga afër të gjithë operacionet ushtarake po vëzhgohen nga udhëheqësit e FSK-së, Ministrisë së Mbrojtjes, e  ushtarët amerikanë.

Veç se në këtë ushtrim nuk u pa komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani e kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

E para të pranishmëve pati demonstrim edhe të qitjes së zjarri deri në neutralizimin e armikut.

Para mediave për rëndësinë e këtij ushtrimi  foli edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për ushtrinë tonë Forcën e Sigurisë së Kosovës sepse sot po përmbyllim një prej objektivave kryesore të planit zhvillimor të Forcës së Sigurisë së Kosovës atë të certifikimit dhe validimit të të gjitha kapaciteteve të këmbësorisë regjimenteve të këmbësorisë së FSK-së. Pra, me këtë ushtrim ne po përmbyllim një fazë dhe po kalojmë në një fazë tjetër kemi marr masat dhe jemi duke u përgatitur për ta finalizuar. Me këtë rast falënderoj komandantin e FSK-së gjeneral Jasharin për punën e jashtëzakonshme dhe angazhimin e pashembullt për të arritur objektivat pavarësisht sfidat”, tha Maqedonci.

Ky ushtrim u bë me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale e ushtarëve të FSK-së dhe standardëve të kërkuar për validim.

Koordinimi ndërmjet njësive ishte jetik që ushtarët të arrinin qëllimin e paracaktuar.

Poashtu ushtarët u vlerësuan edhe për qitjen dhe veprimet që ndërmorën gjatë gjithë këtij ushtrimi.

Ushtrimi fushor “Ujku Shigjetë” ka nis më 20 tetor dhe përfundon më 29 tetor.

Forca e Sigurisë së Kosovës duke u bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, është duke ngritur kapacitetet operacionale të njësive, bazuar në misionin e tyre. Andaj në kuadër të këtij ushtrimi është validuar Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 tiketa trafiku, 18 persona arrestohen

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 tiketa trafiku, 18 persona arrestohen

Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë

Një shtetasi të Shqipërisë i konfiskohet një armë gjuetie dhe 52 fishekë në Gjakovë

Sot protestohet në disa qytete të Evropës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Sot protestohet në disa qytete të Evropës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Shtetasi sllovak i kërcënon me armë dy kosovarë në Ferizaj

Një person është vetëplagosur me armë zjarri në Ferizaj

Përfshihet nga zjarri edhe një garazhë në Livoç të Ulët, digjet një veturë

Përfshihet nga zjarri edhe një garazhë në Livoç të Ulët, digjet një veturë

Kosova ngritët në ranglistën e FIFA-s

Sonte përballja Austri – Kosovë

Vëllai rrah motrën në Prishtinë, i dyshuari është në arrati

Vëllai rrah motrën në Prishtinë, i dyshuari është në arrati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën