TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

U21, Kosova kërkon fitore ndaj Bullgarisë

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
U21, Kosova kërkon fitore ndaj Bullgarisë

Përfaqësuesja e Kosovës U21 të premtën zhvillon ndeshjen e radhës në kuadër të Evropianit 2025 për grupmoshën U21. Njomakët dardan të enjtën kanë zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, stadium ky që do të luajë edhe përballjen me Bullgarinë.

Motivi është i madh te njomakët e Kosovës, teksa përzgjedhësi Afrim Tovërlani për ballafaqimin me Bullgarinë thotë se kanë studiuar mirë pikat e forta dhe të dobëta te Bullgarisë.

“Kundërshtarin e njohim sepse ndeshjen e fundit e kemi zhvilluar ndaj tyre në Bullgari. E dimë cilat janë pikat kryesore në dy repartet, sulm dhe mbrojtje, futbollisti kryesor i tyre është Nikollov i cili luan si sulmues dhe njëherësh është futbollisti më i rrezikshëm, çka do të thotë se ne duhet të kemi më shumë kujdes ndaj tij. Gjithmonë hyjmë për fitore, unë asnjëherë nuk flas për rezultate prandaj më mirë do ta presim fundin e ndeshjes”, tha Tovërlani.

Anësori, Veton Tusha thotë se atmosfera qëndron e mirë në kampin dardan, teksa pret edhe mbështetje nga tifozët dardan.

“Atmosfera është shumë e mirë, kanë ardhur disa futbollistë të rinj por shumë shpejt janë përshtatur me grupin. Në këtë ndeshje ne e njohim më mirë kundërshtarin por edhe ata na njohin më mirë për shkak të ndeshjes së kaluar që kishim, por shpresojmë se do ta kemi edhe përkrahjen e tifozëve dhe ne do ta japim maksimumin brenda në fushë”, tha Tusha.

Derisa futbollisti Valton Behrami beson se mund të korrin fitore në këtë ndeshje.

“Nesër shpresoj në fitore. Ne luajmë vetëm për fitore, kundërshtari është i fortë fizikisht por nesër do të hyjmë në fushë sikur të hyjmë në luftë dhe do të arrijmë fitoren. Dardanët i ftoj të na përkrahin në stadium. Ne jemi të rinjtë të cilët do të luajmë për Kombëtaren A. Ata na japin kurajë dhe fuqi për të fituar. Nesër ne luajmë edhe për Dardanët jo vetëm për vete”, tha Behrami.

Kjo është ndeshje e fazës së pestë grupore, derisa luhet nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Kosova dhe Bullgaria ndodhën në Grupin D në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2025. Dardanët ndodhën në vendin e katërt me katër pikë, teksa Bullgaria zë vendin e tretë me pesë pikë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Yamali përballet me padi

Yamali përballet me padi

Prishtina e Re vazhdon me përforcime, nënshkruan mbrojtësi Abit Salihu

Prishtina e Re vazhdon me përforcime, nënshkruan mbrojtësi Abit Salihu

Real Madridi ia bën të qartë skuadrave të interesuara çmimin e Rodrygos

Real Madridi ia bën të qartë skuadrave të interesuara çmimin e Rodrygos

UEFA delegon gjyqtarë nga Kosova në Champions

UEFA delegon gjyqtarë nga Kosova në Champions

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit në SHBA

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Kulla: Trump i referohej marrëveshjes së Washington-it kur foli për ndaljen e sulmit ndaj Kosovës

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet zyrtar i gjendjes civile në Prishtinë – dyshohet për marrje ryshfeti

“Matrix”- 14.07.2025

“Matrix”- 14.07.2025

Abdixhiku pret Karen Pierce: Kosova duhet të ecë përpara në rrugën euroatlantike

Abdixhiku pret Karen Pierce: Kosova duhet të ecë përpara në rrugën euroatlantike

Dyshime për punësime të familjarëve në një shkollë në Klinë

Dyshime për punësime të familjarëve në një shkollë në Klinë

Ish-kryetari përball kryetarit aktual – Garë e fortë për kryetar të Lipjanit

Ish-kryetari përball kryetarit aktual – Garë e fortë për kryetar të Lipjanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X