tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Turqia shpreh mbështetje për Marokun pas tërmetit vdekjeprurës

tëvë1 nga tëvë1
09/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Turqia shprehu të shtunën pikëllimin për tërmetin e fuqishëm që goditi Marokun, duke lënë të vdekur më shumë se 800 persona të vdekur.

“Përcjell dhimbjen time për të gjithë marokenët e prekur nga fatkeqësia e tërmetit në Marokun miqësor dhe vëllazëror”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Ne qëndrojmë pranë vëllezërve tanë marokenë me të gjitha mjetet tona në këtë ditë të vështirë”, shkroi Erdogan në “X”.

Të paktën 632 njerëz janë vrarë dhe 392 të tjerë janë lënduar pas një tërmeti me magnitudë 7.0 që goditi vendin e Afrikës së Veriut. Thuhet se është dridhja më e fortë që ka goditur Marokun në shekullin e fundit, shkruan AA.

Tërmeti ka shkatërruar edhe pjesë të qytetit të vjetër të Marrakeshit.

Ndërkohë, edhe Ministria e Jashtme turke shprehu dhimbje, duke thënë se Turqia është “e gatshme të ofrojë çdo lloj mbështetjeje për shërimin e plagëve”.

“Ngushëllime popullit dhe qeverisë mike dhe vëllazërore të Marokut; Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën dhe urojmë shërim të shpejtë për të lënduarit”, thuhet në një deklaratë.

Tërmeti i fundit i madh që goditi Marokun ishte në vitin 2004, i cili vrau më shumë se 600 njerëz.

​SHBA dhe Shqipëria me konsultime për mbrojtjen në Tiranë

22/09/2023

Osmani: Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, dialog dhe partneritet

22/09/2023

Hapet thirrja e subvencionimit për pajisje efiçiente për ngrohje

22/09/2023

KB Prishtina zyrtarizon Harrisin

22/09/2023

Krasniqi siguron medalje në Baku

22/09/2023

Çmimet e derivateve rriten pas ndalimit të eksportit nga Rusia

22/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.