tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Turqi, hapja e urës “Çanakkale 1915” paralajmërohet për 26 shkurt

tëvë1 nga tëvë1
17/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të përurojë urën “Çanakkale 1915” më 26 shkurt ndërsa fjala është për një tjetër projekt në serinë e megaprojekteve turke, ndërtimi i së cilës filloi me hedhjen e gurthemelit më 18 mars 2017.

Pas mbledhjes së djeshme të kabinetit, Erdoğan njoftoi se ura “Çanakkale 1915” dhe autostrada Malkara do të hapen për qarkullim më 26 shkurt.

Për shkak të pamjes së saj impozante, ura u quajt edhe “Gjerdani i ngushticës së Çanakkalasë”, ndërkaq për ndërtimin e saj u angazhuan 559 inxhinierë dhe 4062 punëtorë me 550 makina në anën aziatike dhe evropiane të ngushticës.

Gjithashtu do të hapet për qarkullim edhe autostrada Malkara-Çanakkale, e cila është ndërtuar në kuadër të projektit të autostradës Kinali-Tekirdag-Çanakkale-Savastepe. Ky është një seksion i ndërtuar me një gjatësi totale prej 101 kilometrash, nga të cilat 89 kilometra autostradë dhe 12 kilometra rrugë lidhëse, raporton AA.

Me vënien në funksion të autostradës, e cila përfshin urën “Çanakkale 1915”, do të realizohet një nga projektet më prestigjioze turke që do të lidhë Stambollin me Çanakkalanë dhe më pas me pjesën veriore të rajonit të Egjeut.

Tags: "Çanakkale 1915"hapjaTurqiura

Të ngjashëm

RAJONI/BOTA

Beograd: Dhjetëra mijëra persona protestojnë kundër dhunës

27/05/2023
RAJONI/BOTA

Peleshi: “Defender Europe 23” po zhvillohet në pesë baza ushtarake

27/05/2023
RAJONI/BOTA

Vuçiq jep dorëheqje nga udhëheqja e SNS-së

27/05/2023
RAJONI/BOTA

Kievi: Rusia po planifikon një aksident bërthamor në Zaporizhia

27/05/2023
Aleksander Vuçiq
LAJMET

Vuçiq thotë se do të ketë mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas zhvillimeve në veri

26/05/2023
RAJONI/BOTA

Në Beograd nis tubimi i mbështetësve të Vuçiqit

26/05/2023

Ligji për skemat pensionale – duhet miratuar dhe të hyjë në fuqi deri më 15 Korrik, në të kundërtën të afektuarit mund të kërkojnë kompensim nga shteti

27/05/2023
0

Shkruan: Ardian I. Bajraktari, Avokat Ligji i ri për skemat pensionale të financuara nga shteti, nëse nuk miratohet dhe nuk...

Këto janë arsyet pse e zeza mbetet e preferuar në veshje

27/05/2023
0

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Siç tregojnë...

Parashikimi i motit për nesër

27/05/2023
0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti për nesër  parashihet të jetë me diell dhe vranësira të...

Burri nga Kosova dyshohet se e vrau gruan e tij 37-vjeçare në Zvicër

27/05/2023
0

Të premten një grua, 37 vjeçare nga Kosova është gjetur e vdekur në banesën e saj në Vevey, Vaus. Ajo...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.