TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trump nga Davosi: Të gjithë të përfshirët në vjedhjen e zgjedhjeve të 2020 do të përballen me drejtësinë

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Trump nga Davosi: Të gjithë të përfshirët në vjedhjen e zgjedhjeve të 2020 do të përballen me drejtësinë

FILE - President Donald Trump listens to Serbian President Aleksandar Vucic speak during a signing ceremony with Kosovar Prime Minister Avdullah Hoti, in the Oval Office of the White House, Friday, Sept. 4, 2020, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci, File)

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar nga Davosi se të gjithë personat e përfshirë në, siç e quajti ai, vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në SHBA do të ndiqen penalisht.

Gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror, Trump tha se hetimet për manipulimin e zgjedhjeve janë drejt përfundimit dhe përgjegjësit do të mbahen përgjegjës, shkruan Nova.

“Të gjithë ata që ishin të përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve të vitit 2020, kur fitorja ime u vodh përmes makinave të Dominion, do të mbahen përgjegjës. Hetimi është në fazën përfundimtare”, deklaroi Trump.

Deklarata e tij ka rikthyer debatet për rolin e Serbisë në zgjedhjet amerikane, pasi kompania “Dominion Voting Systems”, e përdorur për numërimin e votave në 2020, ka lidhje operative me Beogradin, ku ndodhet selia e saj evropiane.

Analisti politik serb, Dušan Janjiq, tha se pas fjalimit të Trumpit është e qartë se hetimi për manipulimin e zgjedhjeve përfshin edhe Serbinë.

“Deri më tani ka pasur paralajmërime se një adresë IP nga Serbia është përdorur në një fushatë kundër Trumpit gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane. Këto informacione nuk ishin konfirmuar zyrtarisht, por pas fjalimit të Trumpit në Davos, tani është e qartë se hetimi po zhvillohet dhe përfshin edhe Serbinë”, tha Janjiq për agjencinë Beta.

Ai shtoi se përgjegjësia operative bie mbi Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), ndërsa përgjegjësia politike mund të shkojë drejt presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Ngrihet pyetja se deri ku do të shkojë hetimi dhe nëse do të përfshijë edhe Vuçiqin, i cili kontrollon gjithçka në Serbi. Kjo do të ishte një situatë jashtëzakonisht e rëndë, sepse do të nënkuptonte se një shtet ka ndërmarrë një operacion kriminal kibernetik kundër një shteti tjetër – në këtë rast, kundër SHBA-së. Se kush do të ndiqet penalisht, do ta vendosë prokurori amerikan”, tha Janjiq.

Edhe komentatori i politikës së jashtme, Boskko Jakshiq, vlerëson se çështja e manipulimit të zgjedhjeve është një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Beogradit, duke përfaqësuar pengesën kryesore për një afrim të vërtetë mes dy vendeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga 1 prilli vazhdon faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë – Përfaqësuesit e biznesve me kritika

Nga 1 prilli vazhdon faza e dytë e liberalizimit të tregut të energjisë – Përfaqësuesit e biznesve me kritika

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Miliona euro borxhe për ujë në Prishtinë dhe Mitrovicë, kompanitë paralajmërojnë shkyçje

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

Qytetarët ankohen për dy-trefishimin e tatimit në pronë, ekonomistët kërkojnë shtyrje të zbatimit

I plagosuri me armë zjarri në Mitrovicë jashtë rrezikut për jetë

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë – Lipjan, lëndohen katër persona

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën