TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

by TËVË 1
7 muaj ago
1
A A
Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump pranoi se mbështetja e dhënë për Izraelin në Kongresin e ShBA-së është dobësuar krahasuar me 20 vjet më parë, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për “The Daily Caller”, presidenti Trump foli lidhur me ecurinë e marrëdhënieve ShBA-Izrael.

Duke krahasuar ndikimin e Izraelit në Kongresin e ShBA-së me vitet e kaluara, Trump tha: “Nëse kthehemi 20 vjet prapa, më lejoni t’ju them, Izraeli kishte lobin më të fuqishëm në Kongres që kam parë ndonjëherë, krahasuar me çdo organizatë, kompani, institucion apo shtet. Sot, nuk ka lob kaq të fuqishëm. Është e pabesueshme”.

Ai vuri në dukje se në vitet e kaluara Izraeli kishte “kontroll të plotë” të Kongresit të ShBA-së, por se është “i befasuar” që shikon që ky ndikim është dobësuar kohët e fundit.

Trump theksoi se qeveria e Tel Avivit “duhet t’i japë fund menjëherë sulmeve të saj ndaj Gazës”, ndërsa bëri të ditur se situata aktuale po “dëmton” Izraelin.

“Nuk ka aspak dyshim. Ata mund të jenë duke fituar luftën, por nuk po fitojnë botën e marrëdhënieve me popujt”, shtoi presidenti amerikan.

Një sondazh i Qendrës Kërkimore “Pew” me votuesit amerikanë në mars zbuloi rënie të mbështetjes për Izraelin midis republikanëve të rinj.

Sondazhi zbuloi se niveli i atyre që thanë se kishin pikëpamje negative për Izraelin ishte rritur me 11 për qind që nga viti 2022, duke arritur në 53 për qind.

Edhe ata midis votuesve republikanë të moshës 50-vjeç e poshtë, që kishin pikëpamje negative për Izraelin në vitin 2022, nga 35 për qind shënuan rritje me 15 për qind dhe shkuan në 50 për qind në sondazhin e fundit. /teve1.info/

Tags: donald trumpIzraeliTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana ndalon syze dielli “Gucci, “Porsche” dhe “Miu”

Dogana ndalon syze dielli “Gucci, “Porsche” dhe “Miu”

Dëshmi të reja për ‘Sarajevo Safari’: Si përzgjidheshin “klientët”, fëmijët si objektiva, si funksiononte rrjeti

Dëshmi të reja për ‘Sarajevo Safari’: Si përzgjidheshin “klientët”, fëmijët si objektiva, si funksiononte rrjeti

Aksident me vdekje në Tiranë, autoboti përplas gruan që po lëvizte me motor

Aksident me vdekje në Tiranë, autoboti përplas gruan që po lëvizte me motor

Kusari-Lila: Gjykata Kushtetuese la paqartësi, VV nuk e voton kandidatin e Listës Serbe për nënkryetar

​“Rritja e çmimeve të derivateve e pashmangshme”, Kusari-Lila tregon kur pritet stabilizimi

Dogana ndalon syze dielli “Gucci, “Porsche” dhe “Miu”

Dogana ndalon syze dielli “Gucci, “Porsche” dhe “Miu”

Futbollisti i Kosovës, që vlerësohet 2 milionë euro, mbetet pa ekip deri në verë

Futbollisti i Kosovës, që vlerësohet 2 milionë euro, mbetet pa ekip deri në verë

Dëshmi të reja për ‘Sarajevo Safari’: Si përzgjidheshin “klientët”, fëmijët si objektiva, si funksiononte rrjeti

Dëshmi të reja për ‘Sarajevo Safari’: Si përzgjidheshin “klientët”, fëmijët si objektiva, si funksiononte rrjeti

Baton Zabërgja ftohet te Kosova, klubi ukrainas bën njoftimin

Baton Zabërgja ftohet te Kosova, klubi ukrainas bën njoftimin

Rozeta Hajdari mban konferencë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale

Konfirmohet aktakuza ndaj Hajdarit dhe të tjerëve për rezervat shtetërore

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Rashica do të largohet nga Beshiktashi

Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Haxhiu takon shefen e Këshillit të Evropës, temë diskutimi integrimi evropian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën