TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Tribunali i Gazës: Hetimet për krimet e luftës në Gaza në fokus në Sarajevë

nga teve1
3 muaj më parë
2
A A
Tribunali i Gazës: Hetimet për krimet e luftës në Gaza në fokus në Sarajevë

Foto: Anadoly

Tribunali i Gazës, një “tribunal popullor” i pavarur i krijuar për të hetuar krimet e luftës të Izraelit në Gaza, zhvilloi ditën e tretë të seancës së tij të parë publike në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës (IUS), kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Sesioni, që nisi më 26 maj dhe do të vijojë deri më 29 maj, u fokusua në temën “Historia, Etika dhe Filozofia” dhe bashkoi akademikë, ekspertë ligjorë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Diskutimet përfshinë një gamë të gjerë çështjesh, duke trajtuar historinë e spastrimit etnik, gjenocidin si krim shtetëror, rrënjët filozofike të gjenocidit në Gaza, zhvendosjen e palestinezëve, rezistencën palestineze, konceptin e “privilegjit të Holokaustit”, si dhe mohimin dhe propagandën rreth gjenocidit izraelit.

Temat përfshinin edhe analizën e narrativave qytetëruese, kulturën sioniste dhe sfidat e njohjes së këtyre krimeve.

Mes folësve kryesorë ishin kriminologia australiane, Penny Green, hulumtuesja, Nadera Shalhoub-Kevorkian dhe historiani, Ussama Makdisi, ka shkruan Anadoly.

Tribunali i Gazës u krijua zyrtarisht në nëntor 2024 në Londër, nga një koalicion akademikësh, intelektualësh, aktivistësh të të drejtave të njeriut dhe organizatash të shoqërisë civile.

Kjo iniciativë u ngrit si reagim ndaj “dështimit total të bashkësisë ndërkombëtare për të zbatuar ligjin ndërkombëtar” në lidhje me ngjarjet në Gaza.

Pas përfundimit të sesionit në Sarajevë, tribunali planifikon të mbajë seancën përfundimtare në tetor të këtij viti në Stamboll. Gjatë këtij eventi, Juri i Ndërgjegjes do të paraqesë draftin e gjetjeve dhe vendimeve bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve dhe dëshmitë e palestinezëve të prekur nga konflikti.

Në fund të seancës, Deklarata e Sarajevës do të prezantohet për publikun, duke synuar të sjellë në vëmendje dhe të dokumentojë krimet e luftës në Gaza dhe të kërkojë llogaridhënie.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet në Maqedoni të Veriut

Tërmet në Maqedoni të Veriut

Izraeli u kërkon palestinezëve të largohen nga Qyteti i Gazës

Izraeli u kërkon palestinezëve të largohen nga Qyteti i Gazës

Ramazani në Gazë nis mes krizës së përkeqësuar të urisë

Të paktën 5 të vrarë në sulmin e ri izraelit në një kamp refugjatësh në qytetin e Gazës

Policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit në Novi Sad

Policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit në Novi Sad

Tërmet në Maqedoni të Veriut

Tërmet në Maqedoni të Veriut

Sallahu: Gjykata Kushtetuese ka dy rrugë për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend

Turqia çerekfinalistja e parë e Eurobasketit, shkëlqen Osmani

Turqia çerekfinalistja e parë e Eurobasketit, shkëlqen Osmani

​Largimi gradual i masave, qeveria në detyrë: Janë zhbllokuar fondet për Kosovën

​Largimi gradual i masave, qeveria në detyrë: Janë zhbllokuar fondet për Kosovën

Dembele lëndohet në fitoren e Francës ndaj Ukrainës

Dembele lëndohet në fitoren e Francës ndaj Ukrainës

Gatusso u dha “shpulla” lojtarëve të Italisë, shënuan pesë gola në pjesën e dytë

Gatusso u dha “shpulla” lojtarëve të Italisë, shënuan pesë gola në pjesën e dytë

Sunderland me fjalë të mëdha për Xhakën: “Kompletoi 102 pasime kundër Kosovës”

Sunderland me fjalë të mëdha për Xhakën: “Kompletoi 102 pasime kundër Kosovës”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X