TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Izraeli u kërkon palestinezëve të largohen nga Qyteti i Gazës

by Tëvë1
1 vit ago
1
A A
Izraeli u kërkon palestinezëve të largohen nga Qyteti i Gazës

Ushtria izraelite u ka bërë thirrje palestinezëve të largohen nga Qyteti i Gazës – zona më e madhe urbane në Gazë – meqë ushtria është duke operuar në qytet.

Forcat ushtarake izraelite janë duke kryer ofensivë në paralagje të qytetit që disa javë, pas vendimit të marrë nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, për kapjen e asaj zone.

Netanyahu beson se Qyteti i Gazës është selia e Hamasit – grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – dhe pushtimi i tij është hap i domosdoshëm për t’i mposhtur militantët.

Lufta është nxitur nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite në tetor të vitit 2023, që kanë rezultuar me vrasjen e rreth 1.200 njerëzve, kryesisht civilë.

Prej rreth 240 pengjeve të kapura në sulm, 49 po mbahen ende në Gazë, përfshirë 27 që ushtria izraelite beson se kanë vdekur.

Sulmet hakmarrëse izraelite kanë vrarë mbi 62.000 njerëz në Gazë, shumica prej tyre civilë, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze, të cilat Kombet e Bashkuara i konsiderojnë kredibile.

Ofensiva izraelite rrezikon zhvendosjen e qindra mijëra palestinezëve, të cilën strehohen aty pas gati dy vjetësh luftime. Para luftës, rreth një milion njerëz, pothuajse gjysma e popullsisë së Gazës, ka jetuar në Qytetin e Gazës.

Ushtria izraelite ka thënë se banorët duhet të largohen në drejtim të Han Junisit, në jug të Gazës, dhe se ata që ikin do të mund të furnizohen me ushqim, ilaçe dhe do të kenë strehim.

Të enjten, ushtria ka thënë se kontrollon pothuajse gjysmën e qytetit, dhe pothuajse 75 për qind të të gjithë Gazës.

Sipas zyrtarëve izraelitë, Netanyahu, i përkrahur nga aleatë të koalicionit të krahut të djathtë, ka dhënë urdhër për kapjen e Qytetit të Gazës, pavarësisht se udhëheqësia ushtarake izraelite ka qenë kundër.

Megjithatë, ushtria i ka thirrur dhjetëra mijëra rezervistë për ta mbështetur operacionin.

Këtë vendim e kanë kritikuar edhe disa aleatë të ngushtë ndërkombëtarë të Izraelit, duke thënë se fushata ushtarake tashmë e ka shkatërruar plotësisht Gazën.

Situata humanitare është përkeqësuar rëndë në Gazë, ndërsa organizatat ndërkombëtare kanë thënë se palestinezët po përballen me zi të bukës.

Thirrjet sa shkojnë e shtohen edhe brenda Izraelit, pasi familjet e pengjeve që mbahen nga Hamasi kërkojnë marrëveshje diplomatike për dhënie fund të luftës, që parasheh lirimin e pengjeve të mbetura.

Protesta në Izrael dhe në mbarë botën, kërkohet ndërprerja e luftës në Gazë

Zyrtarët ushtarakë izraelitë, në anën tjetër, kanë thënë se i kanë vrarë figurat kryesore të Hamasit dhe mijëra luftëtarë, duke e zvogëluar grupin militant në forcë guerile.

Hamasi është ofruar për lirim të disa pengjeve në një armëpushim të përkohshëm, duke prezantuar kushte të ngjashme me ato që janë diskutuar në korrik, në negociatat e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara dhe shtetet arabe. Bisedimet kanë përfunduar pa ndonjë rezultat.

Hamasi e ka udhëhequr Gazën për gati dy dekada, mirëpo sot kontrollon vetëm disa pjesë të enklavës. Ai zotohet për lirim të të gjitha pengjeve nëse Izraeli i jep fund luftës dhe i tërheq të gjitha forcat prej Gazës.

Pjesa më e madhe e pengjeve janë liruar përmes negociatave të ndërmjetësuara nga SHBA-ja dhe vende tjera.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka thënë të premten se operacionet ushtarake në Gazë do të intensifikohen derisa Hamasi t’i pranojë kushtet e Izraelit për përfundim të luftës: lirim të pengjeve dhe çarmatim.

“Përndryshe, grupi do të shkatërrohet”, ka thënë mes tjerash ai./Radio Evropa e Lirë

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe

Tirana pret Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor më 25 dhe 26 nëntor 2026

Tirana pret Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor më 25 dhe 26 nëntor 2026

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

Mbi 10 tonë kokainë me vlerë 100 milionë euro, shqiptarët në fokus të hetimeve për një nga operacionet më të mëdha anti-drogë në Spanjë

Mbi 10 tonë kokainë me vlerë 100 milionë euro, shqiptarët në fokus të hetimeve për një nga operacionet më të mëdha anti-drogë në Spanjë

Mbyllet përkohësisht një segment i Rrugës B të shtunën për shkak të garës “Criterium Prishtina 2026”, komuna njofton rrugët alternative

Mbyllet përkohësisht një segment i Rrugës B të shtunën për shkak të garës “Criterium Prishtina 2026”, komuna njofton rrugët alternative

“Mesditë”- 06.11.2026

“Mesditë”- 06.11.2026

Çfarë po ndodh me transferet në Britani?-Përparim Rama jep sqarime

Rama i kundërpërgjigjet Kërçelit për kontratën 10-milionëshe të ndriçimit “Smart”: Po bëni show politik

Kurti: Parqet eko-industriale do të zhvillohen në të gjitha rajonet e Kosovës, përfshirë veriun

Kurti: Parqet eko-industriale do të zhvillohen në të gjitha rajonet e Kosovës, përfshirë veriun

Gërvalla merr pjesë në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme

Gërvalla merr pjesë në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe

Sulmohet një grua në Kamenicë, Policia nis hetimet

Sulmohet një grua në Kamenicë, Policia nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën