TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tri vjet burgim për “vrasje” – Kërkon dëmshpërblimin prej 9 mijë euro

Një qytetar nga Fushë Kosova po ankohet që nuk ka marrë dëmshpërblimin prej 9 mijë euro, pasi ai ka mbajtur afër 3 vjet burgim e që më pas është vërtetuar pafajësia e tij. Nga Këshilli Gjyqësor thonë se procedura e kompensimit ka përfunduar.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Tri vjet burgim për “vrasje” – Kërkon dëmshpërblimin prej 9 mijë euro

U akuzua për një vrasje. Për këtë mbajti afër 3 vjet burgim e më pas u vërtetua pafajësia e tij.

Lumni Limaj që nga viti 2004 nuk ka marrë dëmshpërblimin, e që sipas tij i takojnë rreth 9000 euro.

Avokati i çështjes në atë kohë, tashmë ka ndërruar jetë dhe paratë kanë mbetur në bankë. Limaj thotë se ka qenë në Gjykatë, ku i është premtuar se shumë shpejt do të mbahet seanca për këtë çështje.

Megjithatë ai ka vetëm një kërkesë.

“Unë veç po du me mi lshu paratë e mia se e kom meritu se i kom mbajt tri vjet burg se plotësisht jom leshu i pafajshëm dhe veç paret e mia po kërkoj me mi leshu nga shteti i Kosovës që i ka blloku ne bankë, kurgjo tjetër nuk du”.

Në lidhje me këtë, avokati i tanishëm, Hazer Susuri thotë se paratë kanë mbetur në llogarinë e ish-avokatit dhe banka kërkon trashëgimtarin e të ndjerit për t’i bartur paratë.

“Lidhur me trashëgiminë e të ndjerit Durak Jashari assesi nuk po mundet të lëshohet akti i vdekjes i të ndjeri për trashëgimtarët ngase i njëjti nuk i ka paraqitur/regjistruar trashëgimtarët, disa i ka në SHBA, i biri dhe bashkëshortja e tij dhe dy vajzat në Prishtinë, tjetra në Gjermani si dhe ish bashkëshortja në Prishtinë”.

Susuri thotë se prezenca e familjarëve të tij nuk mund të sigurohet pasi gjenden në adresa të panjohura.

Edhe Astrit Hoti nga Këshilli Gjyqësor thonë se kompensimi ka ndodhur në afatin e paraparë ligjor.

“Ju informoj se procedurat e kompensimit të dëmit ndaj z.Lumni Limaj ka përfunduar në afatin e paraparë ligjor dhe mjetet i janë bartur sipas autorizimit  të avokatit të tij”.

Televizioni ka tentuar të marrë edhe një përgjigje nga banka ku është bërë transferi, mirëpo të njëjtit nuk kanë pranuar të prononcohen.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Rinesa Osmanaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti nderon Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e rënies

Kurti nderon Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e rënies

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se e kanosi prokurorin përmes rrjeteve sociale

Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Kurti nderon Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e rënies

Kurti nderon Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e rënies

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Pa fitues në derbin e Anamoravës

Pa fitues në derbin e Anamoravës

Llapi ndanë rrugët me 11-të lojtarë

Llapi barazon në shtëpi me Malishevën

Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye

Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën