TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tri parti serbe në Kosovë bëhen bashkë, synojnë politika ndryshe nga Lista Serbe

Tri parti politike serbe në Kosovë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me synim pozitë më të mirë të këtij komuniteti. Një nga kryetarët e këtyre partive, u shpreh se në këtë marrëveshje kanë programe të kundërta me Listën Serbe.

by Lindrit Zejnullahu
56 minuta ago
0 0
A A

Të trija i bashkuan forcat.

E synim kanë që t’u sigurojnë pozitë më të mirë komunitetit serb në Kosovë.

Dy iniciativat qytetare, “Rrënjët” dhe “Veriu për të gjithë”, si dhe partia politike “Lëvizja Popullore serbe”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi të dielën e 15 marsit.

Kryetari i kësaj të fundit thotë se kanë programe të kundërta me Listën Serbe, partinë më të madhe të serbëve në Kosovë.

“Ideja jonë është të bashkohemi, dhe vetë marrëveshja përfaqëson një ftesë për aktorë të tjerë politikë për të marrë pjesë në jetën politike në Kosovë. Ne duam të krijojmë një politikë autentike për njerëzit në Kosovë, për të mirën e komunitetit serb që jeton këtu, dhe t’i inkurajojmë ata të angazhohen në procesin e vendimmarrjes. Sigurisht, presim mbështetje edhe nga partitë e tjera – me këtë marrëveshje, kemi ftuar edhe ata aktorë politikë që më parë ishin të lidhur me ‘Listën Serbe’”, ka thënë Bisevac.

Madje ai u shpreh optimist se do të gëzojnë përkrahje nga këta qytetarë.

“Presim që njerëzit të zgjohen. Për më shumë se dhjetë vjet, një parti politike ka dominuar, duke gëzuar mbështetje nga Beogradi zyrtar, ndërsa serbët nuk merrnin pjesë në vendimmarrje, duke mbetur vëzhgues të heshtur të asaj që u paraqitej. Për këtë arsye, ne synojmë të krijojmë një politikë autentike të bazuar në Kosovë për njerëzit që jetojnë këtu, për të luftuar për të drejtat e tyre dhe për të qëndruar në kontrast me ‘Listën Serbe’. Ne duam t’u ofrojmë njerëzve një alternativë, t’i përfshijmë ata dhe t’u mundësojmë atyre të marrin vendime brenda komunitetit të tyre”, u shpreh tutje Bisevac

Mirëpo, serbët në Kosovë, sipas ish deputetit serb, Slobodan Petroviq, nuk kanë nevojë për një grumbullim të ri politik, por politikë serioze dhe e përgjegjshme që sjell rezultate për ta.

“Thelbësore është veprimi institucional nëpërmjet institucioneve kosovare. Sepse kjo është mënyra e vetme efektive, për rregullimin afatgjatë të problemeve dhe përparimin e shoqërisë. Në këtë kontekst, mendoj që është shumë e rëndësishme, avancimi i komunkimit mes institucioneve kosovare dhe shoqërisë serbe, e cila për momentin nuk është në nivelin e kënaqshëm, sepse pa dialog, nuk ka as zgjidhje afatgjatë. Në këtë çast mendoj që më e rëndësishme është të punohet në stabilitetin dhe përforcimin e mirëbesimit, dhe rezultateve konkrete, që janë në interesim së të gjithë qytetarëve në Kosovë, përfshirë serbët. Pra nuk ju duhet të jeni njohës i lartë politik, që të vëreni që situata në Kosovë nuk është ashtu siç do të donin të gjithë”, ka thënë Petrovic.

Këto subjekte politike kanë këshilltarë në kuvendet komunale të Leposaviqit, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut dhe Ranillugut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zeqaj për heqjen e masave të BE-së: Kosova është dashur të bëjë lëshime për t’i shmangur sanksionet

Zeqaj për heqjen e masave të BE-së: Kosova është dashur të bëjë lëshime për t’i shmangur sanksionet

Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri

Rrëfimi i dhimbshëm – Sa ishte duke pritur lajme për vëllai e plagosur, arriti trupi i vëllait tjetër – 22 vjet nga Trazirat e Marsit

Rrëfimi i dhimbshëm – Sa ishte duke pritur lajme për vëllai e plagosur, arriti trupi i vëllait tjetër – 22 vjet nga Trazirat e Marsit

Plagë në këmbë, gjendje e rënduar psikologjike, kequshqyerje – arrestohen prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani

Plagë në këmbë, gjendje e rënduar psikologjike, kequshqyerje – arrestohen prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën