Sot nis java e 16-të e Superligës së Kosovës në futboll me tri ndeshje interesante e të forta, në program.
Kampioni në fuqi, Drita do të luaj në udhëtim ndaj Dukagjinit. Skuadra nga Klina aktualisht renditet në vendin e tretë me 26 pikë, tri më shumë se Drita që ndodhet në vendin e katërt.
Ballkani si lider i tabelës me 26 pikë, do të jetë nikoqir i Prishtinës së re, e cila renditet e fundit, me 14 pikë të grumbulluara deri më tani.
Ndeshja tjetër zhvillohet mes Malishevës dhe Drenicës.
Malisheva me 22 pikë renditet në vendin e pestë, derisa Drenica ka 17 pikë dhe ndodhet në vendin e tetë në tabelë.








