TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

by teve1
3 muaj ago
2
A A
Kurti: Takimi me Abdixhikun ishte konstruktiv, prioritet shmangia e zgjedhjeve të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si konstruktiv dhe dashamirës takimin e zhvilluar këtë të hënë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, lidhur me çështjen e presidentit.

Për mediat, Kurti ka thënë se palët janë të përkushtuara për të shmangur zgjedhjet e reja, pasi ato nuk do të zgjidhnin problemin e mungesës së shumicës prej 80 deputetësh.

“Takimi shkoi në një atmosferë konstruktive dhe dashamirëse. Jemi të vendosur që t’i shmangim zgjedhjet e reja, sepse ato nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Ne jemi përpjekur edhe më herët dhe përzgjedhja e kandidatit tonë, Glauk Konjufca, u zyrtarizua më pak se 30 orë para mesnatës ndërmjet 5 dhe 6 marsit, ndërsa kundërkandidatja e tij, Fatmire Kollcaku, u propozua më pak se 3 orë më vonë. Pra, kemi bërë përzgjedhje të detyruar brenda subjektit tonë në ndërkohë kur askush nuk nxirrte asnjë propozim për kandidat dhe tani ndodhemi ku ndodhemi”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se mbetet optimist se përmes takimeve dhe bisedimeve të tilla mund të arrihet një marrëveshje politike.

“Sot mund të them vetëm se atmosfera ishte konstruktive dhe ekzistonte vullneti për të shmangur zgjedhjet e reja, që nuk janë zgjidhje nga ana tjetër. Jam optimist se këto tre javë të mbetura nuk do të shfrytëzohen deri në minutën e fundit”, ka deklaruar Kurti.

I pyetur nëse kishte emra konkretë për zgjidhjen e çështjes së presidentit, Kurti, nuk ka dhënë detaje nga takimi.

“Ne jemi udhëheqës të subjekteve demokratike dhe jemi transparentë sa i përket procesit, por duhet të ruajmë konfidencialitetin e bisedimeve. Në momentin që bisedimet sjellin rezultat konkret, mund të përgjigjemi për të arriturat. Por përderisa ky nuk është rasti, nuk mund të flasim për emra të përveçëm”, ka theksuar Kurti.

Ai ka shtuar se qëndrimi i tij mbetet i njëjtë: për një emër të përveçëm të presidentit nevojitet një shumicë prej 84 ose 85 deputetësh, dhe jo 80 apo 81.

“Vetëm një shumicë prej 84-85 deputetësh do të na bënte komod. Edhe më tutje besoj se numri 80 apo 81 nuk është caku ynë për të ecur përpara, është më shumë se aq. Duhet të synojmë deri në ditën e fundit jo 81 por 84 apo 85 deputetë”, ka thënë ai.

Kryeministri ka njoftuar gjithashtu se do të përpiqet të takohet edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pasi sipas tij presidenti nuk mund të jetë zgjedhje e një apo dy partive të vetme.

Ndryshe, takimi u zhvillua pas përfundimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit më 4 prill.

Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e ka marrë Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ashtu siç parashihet me Kushtetutë./teve1.info/

Tags: albin kurtiLumir Abdixhikutakimzgjedhja e presidentit
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Basha “fajëson” ujësjellësin “Prishtina” për “trashëgiminë” e prishjeve në kyçjen e Mazgitit

​Basha “fajëson” ujësjellësin “Prishtina” për “trashëgiminë” e prishjeve në kyçjen e Mazgitit

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, kamioni shpërndan zhavorr në rrugë

Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, kamioni shpërndan zhavorr në rrugë

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë

Pyetjet e Testit të Arritshmërisë shpërndahen pak minuta pas nisjes së testimit

Nis aksioni i madh për pastrimin e Fushë Kosovës nga mbeturinat

Infantino çmend të gjithë, përcolli dy ndeshje njëkohësisht

Infantino çmend të gjithë, përcolli dy ndeshje njëkohësisht

E premtja shpallet festë kombëtare në Ekuador pas fitores ndaj Gjermanisë

E premtja shpallet festë kombëtare në Ekuador pas fitores ndaj Gjermanisë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Policia sekuestron armë, thika dhe fishekë në tri raste të ndara në Obiliq dhe Prishtinë

Norvegjia – Franca, derbi i mbrëmjes në Kupën e Botës

Norvegjia – Franca, derbi i mbrëmjes në Kupën e Botës

Sot mbahet Testi i Arritshmërisë

Pyetjet e Testit të Arritshmërisë shpërndahen pak minuta pas nisjes së testimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën