TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tri letra në BE për rastin Banjska

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Aktakuza për sulmin në Banjskë: Sulmuesit tentuan ta shkëpusin veriun e Kosovës e t’ia bashkojnë Serbisë

Në Zyrën e BE-së në Kosovë, kanë shkuar plot tri letra në lidhje me sulmin e sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Kosova e kërkoi dorëzimin e kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq, ndërsa Serbia po e kërkon dokumentacionin e plot për këtë rast.

Në fillim të korrikut, një letër arriti në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Nga Serbia, po e kërkonin dokumentacionin e plot për rastin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Kjo meqë Prokuroria e Lartë Publike në Beograd, paralajmëroi ngritjen e një aktakuze për kryeterroristin, Milan Radoiçiq.

“Në fillim të korrikut, Zyra e BE-së në Kosovë mori një letër nga Ministria e Drejtësisë e Serbisë, e cila dërgoi një kërkesë për ndihmë juridike të ndërsjellë të Prokurorisë së Lartë Publike të Beogradit në lidhje me rastin Banjska. Bazuar në mandatin e tij, PSBE-ja në Kosovë ua përcolli këtë kërkesë autoriteteve të Kosovës dhe më pas ua përcolli korrespondencën përkatëse nga autoritetet e Kosovës autoriteteve serbe”, thuhet nga zyra e BE-së në Kosovë.

E pak kohë më pas, në adresë të kësaj zyre erdhi edhe kërkesa e dytë.

Për ndihmë të ndërsjellë juridike me autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës, kërkuan edhe autoritetet e Kosovës.

Kjo besohet që kishte të bënte me armët e përdorura në sulmin terrorist në Banjskë.

Autoritetet e Kosovës  thanë se Policia e Kosovës u sulmua me armët që u siguruan nga qyteti Tuzlla i Bosnje Hercegovinës.

“Përfaqësuesit e BE-së në Kosovë, morën gjithashtu një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga autoritetet e Kosovës për autoritetet e Bosnjës dhe Hercegovinës në lidhje me rastin Banjska. Kërkesa ishte dërguar në Sarajevë dhe tashmë ishte marrë një përgjigje. Përgjigja u është transmetuar me kohë autoriteteve kompetente në Kosovë”, thuhet nga zyra e BE-së në Kosovë.

Nga Bosnja u tha se Administrata Federale e Policisë, është duke e verifikuar këtë informacion.

E këto dy letra, nuk ishin të fundit që për këtë rast shkuan në zyrën e BE-së në Prishtinë.

Në tetor, Kosova kërkoi dorëzimin e organizatorit të sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq.

“Për më tepër, Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë,  ka dërguar në tetor të vitit të kaluar një kërkesë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga autoritetet e Kosovës tek autoritetet serbe për të njëjtën çështje. Ende nuk është marrë asnjë përgjigje nga autoritetet serbe. Ne presim që Serbia të bashkëpunojë plotësisht për këto kërkesa përmes kanalit të krijuar të ndihmës së ndërsjellë juridike. Qëllimi i këtij mekanizmi është të sigurojë bashkëpunimin gjyqësor ndërmjet Kosovës dhe vendeve që nuk e njohin atë, përfshirë Serbinë, dhe të lehtësojë qasjen në drejtësi për të gjithë, pavarësisht nga shtetësia apo vendbanimi i tyre”, kanë thënë për Tëvë1 nga zyra e BE-së në Kosovë.

Ndryshe, së fundmi për Tëvë1, ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se edhe kjo kërkesë e shtetit serb, zyrtarisht do të refuzohet.

 

Tags: BanjskaBEletrat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Gjendet në Deçan personi i raportuar i zhdukur në Leposaviç

Zëdhënësi i KQZ-së: Të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe të listës votuese nuk mund të barazohen

Serbia sërish tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë, kërkon vota për Listën Serbe

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK përkujton 17 majin në Kompleksin Memorial të Jabllanicës: Nderim për të rënët

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Prishtinës së Re, e dërgon në Ligën e Parë

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Prishtinës së Re, e dërgon në Ligën e Parë

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Studiuesit gjejnë në Romë dorëshkrimin me poemën më të vjetër angleze

Studiuesit gjejnë në Romë dorëshkrimin me poemën më të vjetër angleze

Ferizaj barazon me Prishtinën dhe bie nga Superliga

Ferizaj barazon me Prishtinën dhe bie nga Superliga

Malisheva “e fortë” për Drenicën, siguron Evropën

Malisheva “e fortë” për Drenicën, siguron Evropën

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

Llapi triumfon në udhëtim ndaj Gjilanit

Llapi triumfon në udhëtim ndaj Gjilanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën