Sipas policisë, të gjitha dyshohen se përmes aeroportit të Prishtinës kanë tentuar të udhëtojnë drejt një shteti të Evropës me dokumente të falsifikuara.
Dy nga të dyshuarat me vendim të prokurorit tashmë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetra është liruar.
Njoftimi i plotë I policisë:
FALSIFIKIM I DOKUMENTIT /Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari 26.02.2022-07:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj e cila përmes aeroportit dyshohet se ka tentuar të udhëtoj nga Prishtina në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Pasaportën e një shteti tjetër). E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari 26.02.2022-07:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e huaj e cila përmes aeroportit te Prishtinës dyshohet se ka tentuar të udhëtoj në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Pasaportën e një shteti tjetër. E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari 26.02.2022-12:15. Është raportuar se e dyshuara femër shtetase e Kosovës përmes aeroportit të Prishtinës dyshohet se ka tentuar të udhëtoj në një shtet të Evropës me dokument të falsifikuar (Leje qëndrimin të huaj). E dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.