TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trepça mposht Yllin dhe kalon në finale të “Final 8”

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Trepça mposht Yllin dhe kalon në finale të “Final 8”

Trepça është finalistja e parë e turneut “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll që po mbahet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Të enjten, Trepça e mposhti Golden Eagle Yllin në ndeshjen gjysmëfinale. Trepça e fitoi gjysmëfinalen e parë me rezultatin 72:59 për t’u konfirmuar në finale të këtij turneu.

Trepça e dominoi Yllin prej fillimit të ndeshjes, pasi çerekun e parë e fitoi me rezultatin 22:10. Ylli ishte më i mirë në periudhën e dytë (21:15), por Trepça ishte e fortë edhe në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me shifrat 57:42.

Epërsia e krijuar prej 15 pikëve gjatë tre çerekëve të parë, i mjaftoi Trepçës për ta mposhtur dhe eliminuar Yllin nga Kupa e Kosovës.

Më i dalluari te Trepça në këtë takim ishte Drilon Hajrizi me 14 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime, ndërsa te Ylli u veçua Alonzo Verge me 18 pikë të realizuara.

Para Yllit, skuadra e Trepçës ka mposhtur edhe Istogun, të cilin e eliminoi në çerekfinale të kësaj gare. Trepça është fituese në fuqi e Kupës së Kosovës.

Në fakt, ekipi nga Mitrovica e ka fituar Kupën e Kosovës në dy edicionet e fundit, ndërsa në finale të këtij edicioni, do të përballet me fituesin e gjysmëfinales së dytë ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Kjo ndeshje nis në orën 17:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KB Peja njofton për ndryshime në kryesi, si pasojë e konfliktit me tifozët

KB Peja njofton për ndryshime në kryesi, si pasojë e konfliktit me tifozët

City vetëm tri pikë larg Arsenalit

City vetëm tri pikë larg Arsenalit

Bashkimi në finale të Kupës, atje e pret Trepça

Bashkimi në finale të Kupës, atje e pret Trepça

Ballkani eliminon fituesen e Kupës, Prishtinën, pas 30 penalltive të kryera

Ballkani eliminon fituesen e Kupës, Prishtinën, pas 30 penalltive të kryera

Begaj uron Kurtin për qeverinë e re: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

Begaj uron Kurtin për qeverinë e re: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

Krejt çfarë premtoi Kurti për mandatin e ri qeverisës

Krejt çfarë premtoi Kurti për mandatin e ri qeverisës

Takimi i ministrave të Mbrojtjes së NATO-s po mbahet sot në Bruksel

Takimi i ministrave të Mbrojtjes së NATO-s po mbahet sot në Bruksel

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

12 persona ndalohen në Junik për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika

Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e policit, Muhamed Lika

Një vit pritje, Kosova më në fund me institucione të reja

Një vit pritje, Kosova më në fund me institucione të reja

​Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Kadri Veselit

​Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Kadri Veselit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën