TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trepça e mposht Pejën në derbin e së premtes

by tëvë1
12 muaj ago
0
A A
Trepça – Peja dhe Bashkimi – Prishtina, përballjet kryesore në elitën e basketbollit

Trepça e ka fituar ndeshjen e vështirë ndaj Pejës të zhvilluar të enjten mbrëma dhe e ka mbajtur hapin me liderin Bashkimin, për vendin e parë në stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në basketboll.

Mitrovicasit në “Karagaçi” para një numri të madh shikuesish pejanë, nuk patën telashe dhe fituan me rezultatin 78:73.  

Ishte fitorja e 18-të për Trepçën që ka edhe nëntë humbje. Pas 27 ndeshjeve  të luajtura, Trepça ka 45 pikë, kurse Peja ka 41 pikë, aq sa ka edhe Ylli. 

Mysafirët krijuan epërsi prej shtatë pikësh në çerekun e parë, të cilin e fituan 25:18, ndërsa në pushimin e gjatë shkuan me katër pikë dallim, 43:39, pas paraqitje së mirë të Pejës në periudhën e dytë. 

Çereku i tretë ishte i barabartë 17:17.

Në periudhën e katërt, Trepça ishte më e koncentruar në sulm e në mbrojtje, për triumfin e radhës. 

Më i dalluari në fitore tek ekipi i drejtuar nga trajneri Adis Beqiragiq, Trepça, ishte Tekele Cotton.

Cotton e mbylli ndeshjen me 24 pikë, pesë kërcime e një asistim. 

Michael Myers Jr i kishte 12 pikë, gjashtë kërcime e tri asistime, ndërsa Drilon Hajrizi kontribuoi me 14 pikë e katër kërcime. 

Koshashënuesi më i mirë te Peja ishte Marquez Towns me 16 pikë, dy kërcime e pesë asistime, kurse statistikat më të mira i pati Darryl Morsell me 15 pikë, dy kërcime e një asistim. 

Në ndeshjen e fundit të stinorit të rregullt, Trepça përballet me Borën që tashmë do të luajë në plejaut. 

Ndërkohë, Peja do të ketë tjetër përballje të vështirë. Luan në udhëtim te Bashkimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

Kosova fiton ndaj Bosnjës, por nuk avancon tutje

Kosova fiton ndaj Bosnjës, por nuk avancon tutje

Drita e fiton derbin

Drita e fiton derbin

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Erblin Osmani debuton te Bayerni

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Njësia Speciale ndërhyri pasi e dyshuara për vrasjen në Podujevë ishte mbyllur në shtëpi – detaje nga rasti

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në Emergjencë njëra nga të plagosurat në Podujevë ku mbrëmë u vra një burrë

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti i mbrëmshëm në aksin rrugor Vlorë–Kotë

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

​Dardanët nisin përgatitjet, Foda flet sot në konferencë për media

Kur mund të zgjedhet Kryeprokurori i ri i Shtetit?

Kur mund të zgjedhet Kryeprokurori i ri i Shtetit?

37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot kryesisht i vranët të hënën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën