TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Trepça e dominon basketbollin, fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë rresht

by Bujar Mehmeti
4 javë ago
0
A A
Trepça e dominon basketbollin, fiton Kupën e Kosovës për herë të pestë rresht

Trepça e ka vazhduar dominimin e plotë në garën për Kupën e Kosovës në basketboll.

“Xehetarët” shpërthyen në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Bashkimit, të mërkurën mbrëma në “Mizahir Isma” në Rahovec, për Kupën e pestë rresht.

Trepça e fitoi finalen me rezultatin bindës, 91:72. 

Skuadra mitrovicase ka tani nëntë trofe të Kupës. Ndërkohë Bashkimi mbetet me Kupën e vetme të fituar në vitin 2001. Në finale ekipi prizrenas është mposhtur për herë të nëntë. Bashkimi e humbi finalen edhe vjet nga Trepça.

Pjesa e parë e finales në Rahovec ishte e fortë dhe e barabartë. Çereku i parë përfundoi 19:16 për Bashkimin. Çereku i dytë i takoi ekipit mitrovicas me rezultatin 27:22. Kështu skuadrat në pushim shkuan me rezultatin 43:41 në të mirë të Trepçës.

Skuadra e Adis Beqiragiqit shkëlqeu në çerekun e tretë, të cilin e fitoi 22:12. Pas 30 minutave rezultati ishte 65:53. Ndërkohë çereku i katërt ishte thuajse formalitet. “Xehetarët” mbajtën tërë kohën epërsi prej rreth 20 pikëve, për fitore bindëse në fund.

Mustapha Amzil shkëlqeu te Trepça me 22 pikë e 12 kërcime. Akili Vining i realizoi 20 pikë, gjashtë asistime e tri kërcime. Ja’Cori Payne i realizoi 13 pikë e dhjetë asistime. Te Bashkimi lojë pak më të mirë kishte Lejson Zeqiri me 19 pikë. Ike Nwamu i realizoi 16 pikë e shtatë kërcime. 

Por Bashkimi u dominua plotësisht në pjesën e dytë dhe ishte larg trofeut. Trajneri i Trepçës, Beqiragiq, e dominoi edhe një finale dhe e fitoi një tjetër trofe. Për Trepçën është trofeu i 20-të në basketbollin kosovar. Skuadra mitrovicase llogaritet favorite e madhe edhe në garën për titull të kampionit.

Palestra në Rahovec ishte e mbushur me shikues. Prezent ishin të dy grupet e tifozëve, ndërsa nuk është regjistruar ndonjë incident.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kreu dhe zyrtarët e FFK-së, priten nga Konjufca

Kreu dhe zyrtarët e FFK-së, priten nga Konjufca

“Final 4” i Ligës Unike në Prizren

“Final 4” i Ligës Unike në Prizren

Hendboll, Kosova përgatitet për Bosnjë e Hercegovinën

Hendboll, Kosova përgatitet për Bosnjë e Hercegovinën

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Të martën dhe mërkurën, ndeshjet e kthimit në Champions

Kreu dhe zyrtarët e FFK-së, priten nga Konjufca

Kreu dhe zyrtarët e FFK-së, priten nga Konjufca

Fejza: Çfarë synon opozita me zgjedhje? 80 deputetë janë të pamundur – nuk i synojmë as ne

Fejza: Çfarë synon opozita me zgjedhje? 80 deputetë janë të pamundur – nuk i synojmë as ne

“Final 4” i Ligës Unike në Prizren

“Final 4” i Ligës Unike në Prizren

Informacionet për motivin e vrasjes në Gjakovë, Policia e Kosovës i mban të rezervuara – I dyshuari ende në arrati

Informacionet për motivin e vrasjes në Gjakovë, Policia e Kosovës i mban të rezervuara – I dyshuari ende në arrati

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Çfarë ndodhi në tentimin e dytë të seancës konstituive?

Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Hendboll, Kosova përgatitet për Bosnjë e Hercegovinën

Hendboll, Kosova përgatitet për Bosnjë e Hercegovinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën