Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatësja Ekaterina Trendafilova, sot do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.
Kjo vizitë ka të bëj me aktivitetet e Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim mbahet në Prishtinë.
“Në këtë takim ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në DHSK si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve. Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Kundër kësaj vizite ka dalur, Partia Socialdemokrate (PSD), e cila sot mban protestë me rastin e vizitës së Trendafilovës, shkruan teve1.info
“UÇK nuk mund të gjykohet. Vizita e z. Trëndafilova në Kosovë është pikërisht për të rregulluar imazhin e kësaj gjykate të padrejtë. Gjykata Speciale është në krizë nga mungesa e thellë e legjitimitetit. PSD-ja është e vendosur që kjo përpjekje të mos arrijë qëllimin. Trendafilova nuk është e mirëseardhur këtu. Të bashkohemi të mërkurën me 29 nëntor, ta kundërshtojmë së bashku padrejtësinë që po mundohen t’na e interpretojnë si drejtësi”, njofton PSD.
Ndryshe edhe OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se do të marrin pjesë në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate më 29 nëntor, për të kundërshtuar vizitën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova.
Kështu bëri të ditur ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, përcjell teve1.info
Siç thotë ai, Trendafilova do duhej të bënte diçka “rreth shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të burgosurve”, sesa sipas tij, të vjen në Kosovë./teve1.info