Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme në Drenoc të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi bën të ditur për Teve1.info se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.
“Të lënduarit janë dërguar për mjekim në qendrën emergjente në Pejë, ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, theksoi Gashi.