TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trajneri i Austrisë flet para duelit me Kosovën: Pres ndeshje të vështirë

by Teve1
1 muaj ago
5
A A
Trajneri i Austrisë flet para duelit me Kosovën: Pres ndeshje të vështirë

Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka folur për përballjen ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një sfidë të vështirë për ekipin e tij.

Austria e nisi kampanjën në Grupin B3 të Ligës së Kombeve me fitore 3:1 ndaj Izraelit në Linz, ndërsa të dielën në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë do të përballet me Kosovën.

Rangnick pret një ndeshje edhe më të vështirë sesa ajo ndaj Izraelit.

“Pres që ndeshja të jetë edhe më e vështirë se ajo kundër Izraelit. Nuk mund të them ende se kush do të jetë kundërshtari më i vështirë në fund. Kosova e meritoi fitoren kundër Irlandës. Po përgatitemi për një kundërshtar që do të kërkojë shumë nga ne”, ka deklaruar Rangnick.

Trajneri austriak ka theksuar se skuadra e tij synon fitoren e dytë radhazi në shtëpi, përballë stadiumit të stërmbushur.

“Ne duam ta fitojmë edhe ndeshjen e dytë në shtëpi para një turme të mbushur plot. Nëse ia dalim ta bëjmë këtë, pozita fillestare për ndeshjet e mëtejshme sigurisht që do të jetë e mirë”, është shprehur ai.

Rangnick ka folur me respekt edhe për Kosovën, e cila në ndeshjen e parë të grupit e mposhti Irlandën me rezultat 1:0. Përballja në Vjenë do të jetë historike, pasi Austria dhe Kosova nuk janë përballur më parë në një ndeshje ndërkombëtare.

Në konferencën para ndeshjes, Rangnick ka dhënë edhe detaje rreth gjendjes së Michael Gregoritsch, i cili u largua nga fusha në ndeshjen ndaj Izraelit për shkak të një problemi në kyçin e këmbës.

“Duhet të presim dhe të shohim se si do të përparojë sot dhe nesër dhe si do të shkojnë trajtimet e tij. Është një problem dhimbjeje; nuk ka dëmtime strukturore. Do të marrim vendimin nëse ai mund të luajë në ditën e ndeshjes”, ka thënë trajneri i Austrisë.

Ndërkohë, Austria do të ketë ndryshim edhe në portë, por Rangnick nuk ka zbuluar se kush do ta zëvendësojë Alexander Schlager.

“Nuk do të fusim në fushë askënd që nuk është rikuperuar plotësisht”, ka theksuar ai.

Ndeshja Austri–Kosovë zhvillohet të dielën, nga ora 18:00, në stadiumin “Ernst Happel” në Vjenë. Të gjitha biletat për këtë përballje janë shitur.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kurti: Franca partnere e rëndësishme për organizimin Lojërave Mesdhetare

Kurti: Franca partnere e rëndësishme për organizimin Lojërave Mesdhetare

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova pritet të largohet janar nga Juventusi

Gjyqtarë nga Portugalia për “Kuqezinjtë”

Gjyqtarë nga Portugalia për “Kuqezinjtë”

Trepça e Bashkimi vazhdojnë me përballjet evropiane

Trepça e Bashkimi vazhdojnë me përballjet evropiane

Kurti: Franca partnere e rëndësishme për organizimin Lojërave Mesdhetare

Kurti: Franca partnere e rëndësishme për organizimin Lojërave Mesdhetare

SHBA-të zhvendosin avionët nga baza në Angli për shkak të kërcënimit nga Irani

SHBA-të zhvendosin avionët nga baza në Angli për shkak të kërcënimit nga Irani

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Çitaku priti Prattipatin, diskutuan për zhvillimet aktuale dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës

Kurti: Demokracia dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit

Kurti: Demokracia dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror nuk duhet të sakrifikohen për hir të stabilitetit

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova pritet të largohet janar nga Juventusi

Gjyqtarë nga Portugalia për “Kuqezinjtë”

Gjyqtarë nga Portugalia për “Kuqezinjtë”

Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën