TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trajektorja e planit evropian

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Fetoshi: Në qershor do marrim sinjale të qarta për liberalizimin e vizave

Shkruan: Arben Fetoshi

Në Ohër apo diku tjetër, s’ka rëndësi. Plani europian (miratuar edhe nga SHBA) ka për qëllim ta fusë procesin në binarë. Mirëpo, zbatimi i tij do të jetë sfida përcaktuese. Nuk thonë kot “zullumi këputet prej s‘trashi”. Si politikan dinak, Vuçiq mund të befasojë sërish. Pajtohet, për t’i shmangur pasojat, por më pas bishtëron, për ta zgjatur status quo-në. Dhe nëse Perëndimi e toleron, pse jo?! Zvarritja i konvenon Serbisë, i konvenon edhe Putinit.

Por, çka pas marrëveshjes “historike”? (Nuk ka popull në botë që ka përjetuar më shumë ditë e ngjarje historike se sa shqiptarët).

Edhe pse plani është formuluar sipas parimit “askush fitues, askush humbës”, efektet e tij s’mund të jenë neutrale. Këtë e dinë si Vuçiq ashtu edhe Kurti. Nëse për hir të njohjes Serbia fiton “hise” në Kosovë përmes asociacionit, peshorja anon në favor të saj. E nëse për hir të mosnjohjes Kosova fiton më shumë subjektivitet ndërkombëtar, peshorja nuk anon duke i favorizuar të dyja. Në këtë rast, mosnjohja nga Serbia do të ishte “mirëkuptim pragmatik” që kompensohet me njohjen e Pesëshes së BE-së (shtetet mosnjohëse) dhe rrugën e integrimit euro-atlantik. Pra, trajektoren e përcaktojnë dy faktorë: – vendosmëria e Perëndimit për të mos e toleruar më tutje një Rusi të vogël në Ballkan, dhe – aftësia e Kosovës për ta penguar rrezikun e kamufluar të asociacionit. Me një Serbi të denacifikuar (pranimi i krimeve mbi shqiptarët) e demokratike, “vetë-menaxhimi” i serbëve s’do të duhej të ishte problem. Por Vuçiq nuk është Adenaueri që po vjen në Prishtinë për paqen (Paris, 1963). Në Ohër ai shkon si xhelat me petk demokrati, e kjo është problem.

Sidoqoftë, Kosova duhet ta pranojë marrëveshjen dhe Kurti mirë që e ka pranuar. S’ka kapacitete për të kundërtën, sepse s’ka arritur të imponohet. Kështu që, në linjë me botën demokratike, ajo duhet të luftojë për të drejtën e saj me përunjësi. Të koordinohet me Amerikën e BE-në, për ta siguruar vetveten dhe për të mos i lejuar befasitë e Vuçiqit.

Një vetë-menaxhim territorial për serbët sot, do të thotë një “republikë serbe” nesër.

Një marrëveshje me Serbinë sot pa zhbllokimin ndërkombëtar të Kosovës, do të thotë zgjatim i interesave ruse nesër.

Prandaj, beteja me Putinin fitohet në Kosovë.

Prandaj, Amerika dhe BE-ja mund ta mposhtin Putinin, nesër, në Ohër.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Kur atdheun e drejton ligësia njerëzore dhe tradhtia, ai doemos përfundon si perandori e krimit

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Kush ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit?!

Mehmeti: Hashim Thaçi vendoste se kush do të bëhet ministër në Maqedoni nga shqiptarët

Askush nuk e keqpërdori emblemën e shenjtë të UÇK-së aq sa drejtuesit e OVL-së, PDK-së dhe BDI-së!

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Ndërprerje të përkohshme të trafikut më 21 dhe 22 tetor, shkak vizita e Mickoskit

Hamza: PDK kërkon miratimin e ligjit për Gjykatën Speciale, paralajmëron veprime demokratike nëse vendi shkon në zgjedhje

PDK sot mban konferencë për media

​Dy komisione parlamentare mblidhen sot, në fokus ndryshimet buxhetore dhe plani i punës

​Dy komisione parlamentare mblidhen sot, në fokus ndryshimet buxhetore dhe plani i punës

E mërkura me reshje shiu

E mërkura me reshje shiu

Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

Vjosa Osmani kandidate për kreun e LDK-së? Flet Naser Rugova

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Franca kërkon llogaridhënie për Banjskën dhe zbatimin e marrëveshjeve

Letonia kërkon llogaridhënie për Banjskën e mbështet rishikimin e UNMIK-ut

Letonia kërkon llogaridhënie për Banjskën e mbështet rishikimin e UNMIK-ut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën