tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Tragjedia në spitalin e Tetovës: Kërkohet shkarkimi i kryeprokurorit

teve1 nga teve1
15/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Familjarët e viktimave të tragjedisë së spitalin modular të Tetovës protestuan të premten para ndërtesës së Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit Lubomir Jovevski.

Në shtator 2021, 14 njerëz humbën jetën nga një zjarri që kishte shpërthyer në spitalin modular në Tetovë, ku ata po trajtoheshin për COVID-19.

Dy drejtorët e spitalit modular u dënuan nga një gjykatë në Tetovë me nga një vit e gjysmë burgim me kusht për këtë rast.

Protestuesit thanë të premten se gjykimi për këtë rast lë vend për dyshime se hetimet për shkaqet e zjarrit “janë fshehur me qëllim që e vërteta të mos zbulohet”.

Zjarri ishte shkaktuar nga një kabllo elektrike në orët e vona të natës së 8 shtatorit 2021.

“Ne familjarët urgjentisht kërkojmë që të hapet procedurë e re gjyqësore për shkaqet e zjarrit, që të rishqyrtohet të gjitha vendimet nga gjykimi paraprak në gjykatën e Tetovës”, tha një familjar i pacienti të vdekur në spitalin e Tetovës.

Drejtori i spitalit, Florin Besimi, dhe ish-drejtori ekonomik, Artan Etemi, u shpallën fajtorë për shkak të mosvendosjes së shenjave të informimit në hapësirat e objektit spitalor dhe të pajisjeve për shuarjen e zjarrit.

Por, një hulumtim i Rrjetit-Laboratori për Gazetari Hulumtuese – IRL, i titulluar “Vrasje në Tetovë” gjeti se spitalet modulare për COVID-19, përfshirë atë të djegur në Tetovë, ishin ndërtuar “në mënyrë të papërshtatshme duke anashkaluar shumë procedura ligjore.”

Organizatori i protestës tha se procesi gjyqësor “ka dëshmuar se organet e drejtësisë janë mbrojtësit më të mëdhenj të krimit të organizuar dhe po e mbajnë peng shtetin, andaj edhe kërkojmë nga qeveria shkarkimin e kreut të prokurorisë, dhe së bashku me gjykatësit dhe prokurorët e tjerë të përgjigjen penalisht”.

“Njerëzit janë të revoltuar dhe do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësinë. Kërkojnë të jetojnë në një shtet normal që është funksional dhe që ka siguri për të gjithë. Ne këtë shtet për momentin ne nuk ndihemi të sigurt”, ka deklaruar aktivistja Elmedina Abdullahu.

Një tjetër protestues tha se në Maqedoninë e Veriut vepron gjyqësi “selektive”, e cila, sipas tij, vjen në shprehje “në veçanti kur bëhet fjalë për njerëz të pushtetit”.

“Gjyqësia dhe së bashku me politikën janë të vetmet që këtu nuk funksionojnë pasi janë të lidhura me krimin dhe korrupsionin. Pa u përmirësuar gjendja në gjyqësor ne nuk do të kemi shtet. Këtë të gjithë duhet ta dinë. Ne mund të protestojnë çdo ditë, sot, nesër e kështu me radhë, por nëse të gjithë ne nuk çohemi në këmbë këtu nuk do të ketë as drejtësi e as shtet”, u shpreh një tjetër protestues.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, që kishte shkaktuar reagime e protesta të shumta, më 10 shtator 2021 kishte dhënë dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, por dorëheqja e tij nuk ishte pranuar nga kryeministri i atëhershëm, Zoran Zaev.

Tags: Covid-19Lubomir JovevskiTragjedia në Tetovë

Borrell bën thirrje për rivendosje të qetësisë dhe stabilitetit

24/09/2023

Sveçla: Sulmuesit e Policisë janë rusë dhe serbë

24/09/2023

​Përfundon aksioni i policisë në Manastir të Banjskës

24/09/2023

20 minuta për Rashicën në fitoren e Besikitashit

24/09/2023

Kurti shkon për ngushëllime te familja e policit të vrarë

24/09/2023

Krasniqi viziton policin e plagosur: Mirënjohje e falënderim për pjesëtarët e policisë tonë

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.