TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tragjedia në Shëngjin – mungojnë kullat e vrojtimit –  apel për pushuesit kosovarë

Tre të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë në Shëngjin ku dy kosovarë u mbytën në det, ndodhën jashtë rrezikut për jetë dhe janë liruar sot nga Spitali i Lezhës. Ata që e ndoqën gjithë ngjarjen nga afër, thonë se mungonte siguria në plazh ndërsa zhytësit kanë një apel për gjithë ata që pushimet vendosin t’i kalojnë në bregdetin shqiptar.

by Doresa Geci
4 muaj ago
0 0
A A

Pushimet në bregdetin shqiptar për pesë të rijnë nga Kosova u kthyen në tragjedi të mërkurën.

E gjithë ngjarja, ndodhi tek vendi i njohur si “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Këtu, pesë të rinjtë kosovarë, u futën në det për t’u larë, por që më pas dyshohet se u përfshinë nga rrymat e forta.

E si pasojë e kësaj, dy prej tyre, njëri nga Drenasi e tjetri nga Fushë Kosova, u mbytën në det.

Detaje se si ndodhi i gjithë rasti, kanë dhënë nga Policia e Lezhës.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, si dhe ato të emergjencës.Falë reagimit të menjëhershëm të qytetarëve me Jet Ski, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, u bë e mundur nxjerrja nga deti e 5 shtetasve nga Kosova, të cilët u transportuan me urgjencë në Spitalin Rajonal Lezhë për marrjen e ndihmës mjekësore. Sipas informacionit paraprak nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, 2 prej shtetasve kanë humbur jetën, ndërsa 3 shtetasit e tjerë po marrin ndihmë mjekësore”, njoftoi Policia e Lezhës.

Gjithë ngjarjen nga afër, e ndoqi gazetari shqiptar, Martin Marku.

Ky i fundit për Tëvë1, dha detaje për gjendjen shëndetësore të tre të mbijetuarve nga ky rast.

Marku, thotë se në momentin kur  ndodhur e gjithë ngjarja siguria në këtë plazh ishte e ulët.

“Pavarësisht që është hapur sezoni ende nuk janë vendosur as kullat e vrojtimit e as rojet bregdetare e as shenjat sinjalizuese që tregojnë për një mot të paqëndrueshëm apo një mot i agravuar”, tha ai.

Siguria bregdetin shqiptar, po vlerësohet e ulët edhe nga kryetari i Shoqatës së  kërkim Shpëtimit, Mentor Maloku.

“Fatkeqësisht Shqipëria është shumë larg sigurisë në plazhe, për shkak që vrojtuesit apo shpëtimtarët nuk janë aq sa duhet në Shqipëri. Përpos ato resorte private të cilat i kanë. Tek tani ka filluar të vetëdijesohet dhe është formuar Shoqata e Shpëtimtarëve cila është shumë e nevojshme, jo vetëm në një pjesë por në gjithë bregdetin deri në Sarandë atje duhet të ketë shpëtimtar”, u shpreh ai.

Zhytësi kosovar, ka një këshillë për gjithë ata që pushimet vendosin t’i kalojnë në Shqipëri.

“Te kenë parasysh kushtet atmosferike, të kenë parasysh edhe ata pak shpëtimtar që janë le të vlejnë flamujt. Kur është flamuri i kuq assesi mos të hyjnë pasi është në të mirën e tyre”, tha Maloku.

Pas këtij rasti, presidentit i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë ftesë që të merren të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë në plazhe gjatë gjithë sezonit veror.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dështim pas dështimi: Albulena Haxhiu pa mbështetje, vetëm një deputet i thotë “po”

Haxhiu për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk jam që të bëhen pazare për këtë çështje

OKB: Çmimet botërore të ushqimeve pranë nivelit më të lartë katërvjeçar në shtator

OKB: Çmimet botërore të ushqimeve pranë nivelit më të lartë katërvjeçar në shtator

​Haxhiu e Vitia shpërndajnë pako onkologjike në kuadër të “Tetorit Rozë”

​Haxhiu e Vitia shpërndajnë pako onkologjike në kuadër të “Tetorit Rozë”

“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të bashkuar kundër padrejtësisë, institucionet të veprojnë pa vonesë

“Liria ka Emër” thërret mërgatën në protestën e 10 tetorit në Bruksel

Dështim pas dështimi: Albulena Haxhiu pa mbështetje, vetëm një deputet i thotë “po”

Haxhiu për ndryshimin e Ligjit për Specialen: Nuk jam që të bëhen pazare për këtë çështje

Haxhiu: Takimet për presidentin do të zhvillohen shumë shpejt, kemi pak kohë deri më 6 tetor

Haxhiu: Takimet për presidentin do të zhvillohen shumë shpejt, kemi pak kohë deri më 6 tetor

MF: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Komunës së Prishtinës lidhur me buxhetin

MF: Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Komunës së Prishtinës lidhur me buxhetin

OKB: Çmimet botërore të ushqimeve pranë nivelit më të lartë katërvjeçar në shtator

OKB: Çmimet botërore të ushqimeve pranë nivelit më të lartë katërvjeçar në shtator

BQK lançon Panelin e Gjelbër për monitorimin e rreziqeve klimatike

BQK lançon Panelin e Gjelbër për monitorimin e rreziqeve klimatike

​Haxhiu e Vitia shpërndajnë pako onkologjike në kuadër të “Tetorit Rozë”

​Haxhiu e Vitia shpërndajnë pako onkologjike në kuadër të “Tetorit Rozë”

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Procedohet penalisht Adrian Hila – Prokuroria e akuzon për veprën penale “Ndërhyrje e padrejtë në jetën private”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën