TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tragjedia në dasmë – Festim Ramadani i akuzuar për vrasje bashkë me Jeton Misinin paraqiten në Gjykatë

by TËVË 1
11 muaj ago
6
A A
Tragjedia në dasmë – Festim Ramadani i akuzuar për vrasje bashkë me Jeton Misinin paraqiten në Gjykatë

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt janë paraqitur sot në seancën fillestare ish-zyrtari policor, Festim Ramadani dhe Jeton Misinit, të dyshuar për vrasje të rëndë që ndodhi më 16 gusht 2024, në Ferizaj.

Festim Ramadani dyshohet se me dashje dhe me qëllim të hakmarrjes lidhur me disa dyshime brenda familjes, e ka qëlluar me breshëri plumbash viktimën, duke e lënë të vdekur në vend, në një ambient ku po mbahej dasmë.

E për këtë rast tashmë është caktuar seanca fillestare ndaj të akuzuarve, e cila ka filluar sot.

Ekipi i Tëvë1 nga atje ka bërë të ditur se avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar të shtyjnë seancën.

Mirëpo i akuzuari kryesor, Festim Ramadani është shprehur kundër. Ai ka kërkuar që seanca të vazhdojë.

Sipas dosjes së aktakuzës, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Festim Ramadani, më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restorantit “Fron Palace”, në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore, “me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave, përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtien në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta”.

Madje, thuhet se si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment.

Kështu, Festim Ramadani thuhet se kreu veprën penale të “Vrasjes së rëndë”.

Kurse Jeton Misini akuzohet se me dashje e ka ndihmuar policin në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të forta, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që Ramadani të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë.

Tags: Festim RamadaniJeton Misiniseanca fillestareTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kryeprokurori Gashi dhe ambasadori gjerman Rudolph diskutojnë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Kryeprokurori Gashi dhe ambasadori gjerman Rudolph diskutojnë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë

Tragjedia në Shkodër, Policia konfirmon vdekjen e nënës me dy fëmijët e mitur pas djegies së shtëpisë

Tragjedia në Shkodër, Policia konfirmon vdekjen e nënës me dy fëmijët e mitur pas djegies së shtëpisë

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Policia publikon të dhënat: 58 persona humbën jetën në aksidente rrugore nga janari deri në korrik

Inspektorati i Punës për rastin në rrugën “A”: Po trajtohet me prioritet, herët të nxirren konstatime

Digjet një shtëpi në Shkodër, dyshohet për 3 viktima

Digjet një shtëpi në Shkodër, dyshohet për 3 viktima

Mitaj në formacionin e Kupës në Arabinë Saudite

Al-Ittihad largon Mario Mitajn

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Policia publikon të dhënat: 58 persona humbën jetën në aksidente rrugore nga janari deri në korrik

Llapi transferon një mesfushor kroat

Llapi transferon një mesfushor kroat

Juventus siguron francezin Kolo Muani

Juventus siguron francezin Kolo Muani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën