TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Tmerri” i Polonisë, Jasir Asani: Do të bëjmë gjithçka në Varshavë, shpresoj t’ju shënoj sërish

by Bujar Mehmeti
3 muaj ago
0
A A
“Tmerri” i Polonisë, Jasir Asani: Do të bëjmë gjithçka në Varshavë, shpresoj t’ju shënoj sërish

Sulmuesi shqiptar Jasir Asani ka pak ditë që është kthyer në Maqedoninë e Veriut, për shkak të situatës kaotike në Iran, teksa është pjesë e skuadrës së Esteghlal FC. 30-vjeçari është prononcuar për kanalin e “FSHF”-së, ndërsa kryefjalë ishte ndeshja e shumëpritur Poloni – Shqipëri, e cila do të mbahet në 26 mars, Varshavë.

Jeni rikthyer në shtëpi. Si po ndiheni këto ditë? A keni planifikuar stërvitje dhe keni folur me stafin e Kombëtares?

Të them të drejtën mirë. Kam biseduar me stafin dhe jam stërvitur në Maqedoni. Do kthehem në Shqipëri dhe do nis stërvitje me Partizanin.

Pak ditë jemi larg nga ndeshja me Poloninë. Si ndiheni tani dhe si është atmosfera para kësaj ndeshje?

Është atmosferë pozitive sepse mezi po e presim këtë ndeshje. E dimë që stadiumi do të jetë plot dhe anë e mbanë botës, shqiptarë do ta ndjekin nga TV apo stadiumi ndeshjen më të rëndësishme që e kemi pritur. Kemi shanse për t’ia dalë.

Ke shënuar një nga golat më spektakolarë kundër Polonisë. Si e kujton atë moment dhe çfarë emocionesh të sjell kur e kujton?

Normalisht emocion ka çdo ndeshje kur shënon ndaj një ekipi si Polonia, nuk e harron asnjëherë. Kur e kam shënuar atë gol ka qenë momenti për Europian dhe kanë qenë emocionet më të mëdha që kam përjetuar për Kombëtaren shqiptare. Tani është një ndeshje tjetër dhe do të bëj maksimumin dhe shpresoj që të shënoj edhe një tjetër gol ashtu si në Europian.

Polonia ka lojtarë që luajnë në kampionate të forta europiane. Si e vlerëson Poloninë si kundërshtar?

Normalisht, Polonia ka lojtarë shumë të mirë por s’duhet të harrojmë që edhe ne kemi lojtarë që luajnë në kampionate shumë të mira.

Shpresoj të mos kemi dëmtime dhe të jemi 100%. Shkojmë për të fituar dhe me ndihmën e të gjithëve mund t’ia dalim. Nuk është asgjë e vështirë. Në shtëpi e kemi mundur Poloninë. Duhet të shkojmë atje me fokus 100% në ndeshje dhe të shohim si shkon.

Luhet në Varshavë me tifozë polakë. Si mendon se përjetohet atmosfera?

Është ndeshje e vështirë. Por kemi luajtur atje ku kemi humbur dhe kemi pasur shanset tona për ta fituar. Futbolli kështu e ka, humbëm me një rast të Polonisë. Do të bëjmë ndeshje shumë të mirë dhe të gëzojmë tifozët tonë që do të jenë atje shumë mirë.

Finalja ndaj Ukrainë – Suedi. Ke ndonjë preference ose si i vlerëson?

Çdo kombëtare është e fortë si Ukraina ashtu edhe Suedia. Duhet të hyjmë fillimisht 100% te Polonia. E para është shumë më e vështirë sepse nëse e kalon këtë, ke të dytën që mund ta analizosh de përgjigjesh. Nuk kam preferencë sepse të dyja kanë lojtarë shumë të mirë. Cilado të jetë, rëndësi ka të kalojmë të parën. Shpresoj që ëndrrën ta bëjmë realitet.

Sa beson se mund të arrijmë Botërorin?

Kemi luajtur kundër Suedisë dhe Polonisë dhe kemi shumë besim që të hyjmë të japim 100% dhe të kalojmë në raundin tjetër.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Australia mposht Turqinë në start të Botërorit, debutim i vështirë për turqit

Australia mposht Turqinë në start të Botërorit, debutim i vështirë për turqit

Xhaka i zhgënjyer pas barazimit me Katarin

Xhaka i zhgënjyer pas barazimit me Katarin

Katari shmang humbjen në fund, barazon ndaj Zvicrës në minutat shtesë

Katari shmang humbjen në fund, barazon ndaj Zvicrës në minutat shtesë

KB Ylli prezanton ish-selektorin e Kosovës

KB Ylli prezanton ish-selektorin e Kosovës

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

I mituri nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

I mituri nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Aksion për krime lufte në Kosovë, arrestohen pesë persona

Aksion për krime lufte në Kosovë, arrestohen pesë persona

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasje

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren në Mitrovicë, viktima vazhdon trajtimin në QKUK

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Rrahje mes tre shtetasve të huaj në Prishtinë, policia u sekuestron pasaportat

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Publikohen çmimet e reja të derivateve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën