TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Thirrjet shoviniste të tifozëve serbë konsiderohen dëshmi e politikës serbo-madhe të Vuçiqit

nga teve1
17 Qershor, 2024
0
A A
Thirrjet shoviniste të tifozëve serbë konsiderohen dëshmi e politikës serbo-madhe të Vuçiqit

Shfaqja e flamujve, sloganeve dhe thirrjeve të tifozëve serbë me mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës, gjatë ndeshjes Serbi – Angli, në kuadër të Euro 2024 po konsiderohet si dëshmi e instalimit të frymës shoviniste nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe politikës së tij serbo-madhe.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Time Kadrijaj, thotë se është mëkat që në këtë shekull dhe 25 vjet pas luftës në Kosovë, të rinjtë serbë ende qëndrojnë prapa politikave kriminale të Millosheviqit.

Sipas saj, veprimet e djeshme të tifozëve serbë nuk i bëjnë nder askujt, andaj duhet të ketë reagim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe UEFA.

“Mëkat është që në këtë shekull edhe 25 vjet pas luftës të rinjtë serbë dhe populli serbë ende qëndrojnë prapa politikave të Millosheviqit, gjenocidit dhe të gjitha ato krimeve që i kanë bërë në Kosovë, por edhe në Sebrenicë. Veprimet e tilla nuk i bëjnë nder askujt, prandaj konsideroj se duhet të reagojë Ministria e Punëve të Jashtme dhe UEFA…Zotëri Vuçiq për të mbetur në pushtet përdorë Kosovën dhe serbët e pjesës veriore të Kosovës për politika ditore të tij. Jo që i interesojnë serbët dhe qytetarët por i intereson politika e tillë. Mendon se me këtë frymë nacionaliste dhe shoviniste të vazhdojë të mbetet në pushtet dhe të vazhdojë të votohet nga qytetarët serb”, thotë ajo.

Mesazhet politike të tifozëve serbë në ndeshjen Serbi-Angli i konsideron si shpërfaqje të nacionalizmit dhe shovizimit serb, analisti politik, Arbnor Sadiku.

Sipas tij, politika e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është vazhdimësi e ish kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

“Ka pasur një lloj shpërfaqje të nacionalizmit dhe shovinizmit serb kur jo vetëm Kosova mund të ketë qenë epiqendër e kësaj, por të gjitha vendet e Ballkanit që nuk janë të besimit ortodoks dhe të komunitetit serb. Prandaj kjo shpërfaqje e dhunës që kanë bërë zakonisht tifozët serbë atje nënkupton që është e ndërlidhur me politikën serbë që s’ka mundur të tërhiqet nga shovenizmi i saj politik në raport me Kosovën….Politika serbo madhe e Vuçiq ka vetëm një synim krijimin e botës së madhe serbe dhe këtë e ndërlidh edhe me shpërfaqjen kulturore sportive. Ajo ka qenë një frymëzim për nisjen e luftërave në ish-Jugosllavi përmes keqpërdorimit të tifozëve të Cervena Zvezdës dhe Partizanit. Në të gjitha luftërat e ish Jugosllavisë kanë kryer maskara dhe krime meqenëse kanë qanë pjesë e ushtrisë paramilitare të Serbisë… Politika e Vuçiqit vazhdon të jetë më e përkeqësuar se ajo e Slobodan Millosehviqit, apo më saktë është vazhdimësi e saj por me mjete të tjera”, deklaron ai.

Në anën tjetër, Federata e Futbollit të Kosovës, gjatë ditës ka njoftuar se ka reaguar zyrtarisht në UEFA për mesazhet politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës.

Sipas FFK-së, shfaqja e papenguar e mesazheve dhe thirrjeve të tilla në një event madhështor si Euro 2024 është e pakuptimtë dhe absurde. “Përmes thirrjeve të tilla dëshmohet urrejtja e mbjellë në opinionin publik në Serbi ndaj fqinjve të saj”, thuhet në reagimin e tyre./kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Presidentja Osmani vazhdon takimet me partitë politike për të zgjidhur ngërçin institucional

Dështon për të 27-tën herë votimi për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës për herë të 41-të tenton konstituimin

​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

​Verat në Evropë po bëhen brutalisht të nxehta, pse është kaq i rrallë ajri i kondicionuar?

​Verat në Evropë po bëhen brutalisht të nxehta, pse është kaq i rrallë ajri i kondicionuar?

Osmani uron myslimanët: Kurban Bajrami është thirrje për reflektim mbi vlerat njerëzore

Presidentja Osmani vazhdon takimet me partitë politike për të zgjidhur ngërçin institucional

Dështon për të 27-tën herë votimi për konstituimin e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës për herë të 41-të tenton konstituimin

​Parashikimi i motit

​Parashikimi i motit

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Emisioni “Info Nata” 02.07.2025

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Një memorial i ri për familjarët e personave të zhdukur

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Pse nuk ka një koalicion ndërmjet LVV dhe Nismës? – flet Albin Kurti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X