TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Thirrje të fuqishme për drejtësi nga të mbijetuarit e dhunës seksuale

by tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Thirrje të fuqishme për drejtësi nga të mbijetuarit e dhunës seksuale

Me thirrje të fuqishme për drejtësi, sot pranë memorialit “Heroinat”, u mbajtën homazhe në shënim të Ditës Memoriale të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Të mbijetuarit e dhunës seksuale që ishin të pranishëm theksuan se kjo datë nuk është vetëm një moment reflektimi, por edhe një thirrje për veprim konkret institucional dhe shoqëror, me qëllim që krimet e luftës të mos mbesin të pandëshkuara dhe zëri i të mbijetuarve të dëgjohet më fuqishëm.

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi, theksoi se pavarësisht vështirësive të së kaluarës, sot qëndron përballë publikut për të kërkuar drejtësi dhe për të inkurajuar të tjerët të flasin.

“Për mua është shumë e vështirë, sepse para 27 viteve, kur isha vetëm 16 vjeçare, isha në duart e armikut, por sot jam këtu për të folur për drejtësinë. Sot e kam të gjithë popullin pranë vetes, sepse për shumë vite kisha vetëm familjen. Dua të falënderoj institucionet, organizatat, shoqërinë dhe familjen për përkrahjen. Ju bëj thirrje viktimave të na bashkangjiten sa më shumë, të dalin e të flasin publikisht, por gjëja kryesore është të kërkohet drejtësia. Sepse është diçka që nuk i falet Serbisë për krimet që i ka bërë në Kosovë. Kur kam ditur të kërkoj drejtësi kur kam pasur vetëm 17 vjeç, pse të mos kërkojnë të gjithë drejtësi”, deklaroi Krasniqi.
Ramadan Nishori, i mbijetuar i dhunës seksuale gjatë luftës, ka theksuar rëndësinë e daljes publike dhe adresimit të drejtësisë përmes mekanizmave ligjorë.
“Sot u bë një vit që kur kam dalë të flas publikisht. Unë ju bëj thirrje prej këtij vendi që çdo i mbijetuar dhe e mbijetuar të vijnë në organizata dhe të kërkojnë ndihmë, si dhe të bëjnë padi kundër shtetit serb”, tha Ramadan Nishori.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës Feride Rushiti, vlerësoi se kjo ditë tashmë është shndërruar në simbol të kujtesës kolektive dhe të angazhimit institucional për të mbështetur të mbijetuarit. Ajo potencoi se aktivitetet e shumta të organizuara nga institucionet synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe fuqizimin e zërit të viktimave.

“Neve na vjen mirë që si organizatë kemi të gjitha institucionet e Kosovës, të cilat me aktivitete të ndryshme po e lansojnë dhe po e ngritin zërin për të mbijetuarit e dhunës seksuale. Kjo ditë përkon me datën e Vasfije Krasniqit, pasi si e re ajo i është nënshtruar torturës masive në vendin ku i ka ndodhur krimi. Në atë vend ajo ka kërkuar që kjo ditë të jetë ditë institucionale dhe memoriale për të mbijetuarit e dhunës seksuale. Sot ne i respektojmë dhe nderojmë zërin e Vasfijes, Danit, Shyhretit dhe mijëra të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës, të cilët ende nuk flasin dhe kanë frikë nga stigma dhe paragjykimi. Mendojmë se drejtësia e pakompletuar për të viktimat e dhunës seksuale është e përgjysmuar. Pra, jemi në proces të ngritjes së debatit, në mënyrë që rastet që kanë marrë drejtësi dhe aktakuzat që janë në pritje, si dhe mbi 100 raste që janë në proces të hetimit, të marrin drejtësi sa më parë”, deklaroi Rushiti.

Kjo ditë u përmbyll me mesazhin se drejtësia për viktimat e dhunës seksuale mbetet një obligim i papërfunduar, ndërsa shoqëria kosovare vazhdon përpjekjet për të thyer heshtjen dhe për të garantuar dinjitet për të gjithë të mbijetuarit.

14 prilli është data kur u dhunua seksualisht Vasfije Krasniqi, e cila publikisht në vitin 2018 rrëfeu për tmerrin e përjetuar. Numri i personave të dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk dihet, por raportet flasin për rreth 20 mijë gra e burra.

Për herë të parë publikisht për tmerrin e përjetuar rrëfeu Vasfije Krasniqi në vitin 2018. Më pas, Shyrete Tahiri ka dorëzuar publikisht pranë Prokurorisë Speciale kallëzimin penal për rastin e saj.

Ndërkaq, Ramadan Nishori nga Drenasi, është burri i parë që foli publikisht për dhunimin seksual, pikërisht më 14 prill të vitit të kaluar që njihet si Dita Memoriale për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Garat çiklistike, sot mbyllen përkohësisht autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”

Sot do të ketë mbyllje të përkohshme të një korsie të autostradës “Arbën Xhaferi”

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Fokusi i von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së duhet të përshpejtohet, momentumi është i pranishëm

Institucionet dhe ekspertët ngrejnë shqetësimin për deponitë ilegale

Rama nga Tivati: Pas protestës për Zvërnecin janë iranianët

Çfarë mund të bëjë pirja e një gote uji në mëngjes për energjinë dhe tretjen tuaj

Çfarë mund të bëjë pirja e një gote uji në mëngjes për energjinë dhe tretjen tuaj

Drenica – Prishtina 01, sonte luhet finalja e parë në Superligën e Kosovës në futsall

Drenica – Prishtina 01, sonte luhet finalja e parë në Superligën e Kosovës në futsall

Fokusi i von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së duhet të përshpejtohet, momentumi është i pranishëm

Institucionet dhe ekspertët ngrejnë shqetësimin për deponitë ilegale

Institucionet dhe ekspertët ngrejnë shqetësimin për deponitë ilegale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën