Një i mitur është therur me thikë nga bashkëmoshatari i tij të premten në Podujevë.
Sipas raportit të policisë, viktima ka pasur lëndime të trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar.
“VRASJE NË TENTATIVË – Podujevë 25.10.2024–12:30. Është arrestuar një i dyshuar i mitur, pasi që i njëjti e kishte therur me një mjetë të prehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar-i mitur duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/