TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Thaçi thotë se Kurti po ndërhyn në Maqedoni për shkak të vendimeve të vështira për Kosovën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Thaçi thotë se Kurti po ndërhyn në Maqedoni për shkak të vendimeve të vështira për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po implikon “maqinerinë” e tij në Maqedoninë e Veriut.

Madje Thaçi tha se fillimisht ai kishte menduar se implikimi i Kurti kishte të bënte me pakënaqësitë e tij me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

“Deri para disa kohe kam menduar se kjo është një hamendësim i kryeministrit apo një pozicion, një performancë, është i pakënaqur me të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë kjo do të ishte  krejt legjitime dhe korrekte, mirëpo më pastaj kur vërejta implikimin e maqinerisë së tij se unë jam politikan me përvojë, vërejta se janë qëllimet të tjera. Pa i thënë ai vet cilat janë qëllimet, kuptohet se të mijat do të quhen subjektive, po do të mundohem që sa më afër realitetit objektiv të jenë”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas të parit të PDSh-së, Kurti po mundohet që me implikimet në Maqedoninë e Veriut të tërheqë vëmendjen prej momenteve të vështira të vendimmarrjes të cilat e presin Kosovën.

“Mendoj se qëllimi i parë është pa hezitim e them, tërheqja e vëmendjes prej Kosovës për shkak se Kosovën e presin momente të vështira të vendimarrjes. E në kuadër të këtyre momenteve të vendimmarrjes të vështira si çdo politikan me përvojë, do të tentonte që vëmendjen dhe fokusin ta bartë dikun tjetër. Çështja e dytë prap them me hamendësim, pa u deklaru ai  vet, mund të jenë raportet e mira me krahun e luftës në Kosovë që ka zoti Ahmeti por edhe unë. Edhe pse unë nuk i pranoj si raporte partiake, do të vazhdoj t’i quaj si raporte të një momenti historik. Ndërhyrja me kaq brutalitet e ashpërsi e Albin Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni, shkon paralelisht me ndërhyrjet e Rusisë që bënë në Bosnje, Mal të Zi, e Maqedoni”, shtoi më tej Thaçi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, ngrihet aktakuzë

Sot seanca për vrasjen e Diana Kastratit

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Mjegull në mëngjes, vranësira e diell gjatë ditës

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Kurti në Paris kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO

Kurti në Paris kërkon mbështetjen e Francës për integrimin e Kosovës në BE dhe NATO

Wenger, kandidati i UEFA-s për ta sfiduar Infantinon në garën për president të FIFA-s

Wenger, kandidati i UEFA-s për ta sfiduar Infantinon në garën për president të FIFA-s

15 vjet pas vrasjes së Diana Kastratit, ngrihet aktakuzë

Sot seanca për vrasjen e Diana Kastratit

Në Abu Dhabi sot pritet të nisin negociatat ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe ukrainas

Në Abu Dhabi sot pritet të nisin negociatat ndërmjet përfaqësuesve amerikanë, rusë dhe ukrainas

A ndikoi përdorimi i fishekzjarrëve në ndotjen e ajrit në Prishtinë?

Mjegull në mëngjes, vranësira e diell gjatë ditës

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Murtezaj: Kosova e meriton avancimin në rrugën drejt integrimit evropian, por krizat politike po e pengojnë

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, u godit nga rryma gjatë riparimit të defektit

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar në Shkodër, u godit nga rryma gjatë riparimit të defektit

Emisioni “Info Nata” 09.11.2026

Emisioni “Info Nata” 09.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën