Faza e grupeve të Ligës së Kombeve vazhdon sot me tetë ndeshje, të vlefshme për xhiron e parë të edicionit 2026/27. Në program janë disa përballje interesante, me dy superndeshje që zhvillohen në Ligën A.
Ndeshjet nisin në orën 18:00, me Gjeorgjia – Irlanda e Veriut dhe Armenia – Letonia, ndërsa në orën 20:45 zhvillohen gjashtë përballje të tjera.
Në Ligën A, Italia pret Belgjikën, ndërsa Turqia përballet me Francën. Po në këtë orar, Hungaria luan ndaj Ukrainës, Polonia pret Bosnjë-Hercegovinën, Suedia përballet me Rumaninë, ndërsa Mali i Zi luan ndaj Qipros.
Ndeshjet e sotme:
18:00
Gjeorgji – Irlandë e Veriut
Armeni – Letoni
20:45
Itali – Belgjikë
Turqi – Francë
Hungari – Ukrainë
Poloni – Bosnjë-Hercegovinë
Suedi – Rumani
Mali i Zi – Qipro











