TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Testi i gjakut për Alzheimerin mund të “revolucionarizojë” mënyrën e diagnostikimit

by TËVË 1
2 muaj ago
0
A A
Testi i gjakut për Alzheimerin mund të “revolucionarizojë” mënyrën e diagnostikimit

Një test i ri gjaku për Alzheimer pritet të revolucionarizojë mënyrën se si diagnostikohet kjo sëmundje. Më shumë se 1,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar me dyshime për demencë do t’i nënshtrohen testit, i cili mund të rrisë ndjeshëm saktësinë e diagnozës, ka raportuar BBC.

Shkencëtarët e University College London, që po udhëheqin provën, besojnë se testi do ta rrisë saktësinë e diagnozës nga 70 për qind në mbi 90 për qind. Testi zbulon biomarkerë të proteinave problematike amyloid dhe tau, që grumbullohen në tru deri në 20 vjet para se të shfaqen simptomat. Ai mat një biomarker të quajtur p-tau217 dhe kushton rreth 100 funte britanike.

Deri më tani, konfirmimi i Alzheimerit ka qenë i mundur vetëm përmes skanimeve PET të trurit ose shpimit për të marrë lëngun cerebrospinal për ta testuar, procedura që shumë rrallë përdoren në praktikë. Vetëm 2 për qind e pacientëve kanë pasur qasje në këto metoda.

“Sondazhi ynë i fundit ka treguar se vetëm një e treta e njerëzve me demencë e përjetuan pozitivisht procesin e diagnozës, ndërsa shumë raportuan se kishin frikë ta merrnin diagnozë. Si rezultat, shpesh diagnoza jepet vonë, duke kufizuar qasjen në mbështetje, trajtim dhe mundësinë për të planifikuar jetën”, ka thënë profesoresha Fiona Carragher nga Alzheimer’s Society.

Studimi i ri, i quajtur ADAPT, tashmë ka nisur rekrutimin e pacientëve në Essex dhe do të shtrihet në 20 klinika në mbarë Britaninë. Gjysma e pjesëmarrësve do t’i marrin rezultatet e testit brenda tre muajve, ndërsa gjysma tjetër pas 12 muajsh. Shkencëtarët do të shohin nëse dhënia më e hershme e rezultateve ndihmon në përshpejtimin e diagnozës dhe vendimmarrjes për trajtimin.

Profesor Jonathan Schott nga University College London, i cili është edhe shef mjekësor në Alzheimer’s Research UK, tha se ishte i entuziazmuar për fillimin e provës.

“Ky është një hap kritik që shpresojmë të na çojë më afër revolucionit në mënyrën se si diagnostikojmë demencën”, ka thënë ai.

Nëse testi rezulton i suksesshëm, ai pritet të bëhet pjesë standarde e diagnostikimit, sidomos tani që disa ilaçe të reja për fazat e hershme të sëmundjes janë afër aprovimit.

Steven Pidwill, 71 vjeç nga Londra, partnerja e të cilit Rachel Hawley u diagnostikua me Alzheimer një dekadë më parë, ka thënë se një test i tillë do të ndryshonte gjithçka.

“Një test gjaku i shpejtë dhe i saktë, i kombinuar me trajtime të reja, do të ishte ndryshim loje për familjet. Do ta shihnim Alzheimerin më shumë si një aftësi të kufizuar, jo si mallkim për të cilin nuk mund të flasim”, ka thënë Pidwill.

Rachel, sot 72 vjeçe, ka shtuar se mendon se ende e ka jetën shumë të lumtur dhe se është me fat në shumë mënyra.

Rezultatet e plota të studimit pritet të publikohen brenda tre vjetësh.

Tags: AlzheimerigjakuShendetiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Studim: Po jetojmë më gjatë, por jo më shëndetshëm

Studim: Po jetojmë më gjatë, por jo më shëndetshëm

OBSH thotë se financimi për shëndetësinë do të bjerë deri në 40%

OBSH thotë se financimi për shëndetësinë do të bjerë deri në 40%

Tre frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Tre frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

6 gabime që bëjmë kur lajmë dhëmbët

6 gabime që bëjmë kur lajmë dhëmbët

E diela me diell, vranësira dhe reshje shiu

Moti sot

Pacolli: Mosvotimi as i Konjufcës nga opozita tregon problem të përgjithshëm me LVV-në

Pacolli: Mosvotimi as i Konjufcës nga opozita tregon problem të përgjithshëm me LVV-në

Pacolli: Disa parti kërkonin pazare për poste, prandaj s’u arrit marrëveshja për koalicion

Pacolli: Disa parti kërkonin pazare për poste, prandaj s’u arrit marrëveshja për koalicion

Dukagjini konfirmon ndarjen me Munishin

Dukagjini konfirmon ndarjen me Munishin

A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

Mbyllet Aeroporti i Brukselit pas raportimit për dronë

Mbyllet Aeroporti i Brukselit pas raportimit për dronë

Emisioni “Info Nata” 04.11.2025

Emisioni “Info Nata” 04.11.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën