TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Termi cinik NORMALIZIMI si propagandë Sovjetike

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Pula: Vizita e Kurtit në SHBA, presion dhe shtytje për dialogun me Serbinë

Shkruan: Shqiprim Pula

Rrjedha e një lumi të vërshuar bart me vete edhe mbeturina përgjatë shtratit nga i cili del jashtë tij, specifikisht në segmentin e ekonomisë, mbrojtjes dhe diplomacisë, e kjo përshkruan një nuancë të tranzicionit politik në Kosovë. Kjo rrjedhë, tranzicioni, ka prodhuar një rezultat, atë të demoralizimit të shoqërisë dhe asaj pjese të politikës patriotike.

Që nga paslufta deri më tani në relacionin Kosovë-Serbi, specifikisht me dialogun, kishte përpjekje politike për narrativa, por, kërkesë konsistente për Traktat Paqe nuk kishte!, siç, rëndom ndodh ndërmjet vendeve ndërluftuese pas përfundimit të luftës në mënyrë që të normalizohen raportet e tyre. Pas mbi dy dekada të prezencës së faktorit ndërkombëtar, me motive shumëpalëshe e të shumanshme, është rivënë në rrezik paqja rajonale, nga një rrjedhje e heshtur e disbalancave të mëdha në rajon, të (pa) qëllimshme, dhe apetiteve territoriale historike ndaj një vendi të caktuar, të motivuara edhe nga ide marksist-leniniste, që krijon në sipërfaqe krizën. Tani, Unioni Europian, përmes emisarit të saj me origjinë Sllovake, pas viteve tensioni e krize politike ndërmjet dy vendeve Kosovë-Serbi, nga mësimet prej mbi dy dekadash, ofron “normalizimin” si zgjidhje, ashtu sikur, hyrja e Sovjetikëve më 1968 në Çekosllovaki, veçse atëherë me tankse, e Brezhnjevi deklaronte se tani marrëdhëniet përmes nesh, do të normalizohen!.

Ditët e barikadimeve në histori njihen qysh më 1588 në Paris, atëherë, kur grupe qytetarësh Francezë e refuzonin bindjen ndaj Mbretit Henri III, duke mbyllur vendkalime të caktuara si mënyrë e ruajtjes së status-quos dhe presioni kundrejt autoritetit të tij. Poashtu, gjatë vitit 1991 kishte barrikadat në rrugët e Rigës, Letoni, që mbronin monumentet e tyre nga njësitë ushtarake Sovjetike që tentonin ta parandalonin shpërbërjen e BRSS-së, më pas, në vitin 2006, barrikadat në rrugët e Oaxaca, Meksikë, kur qytetarët mbronin anëtarët e asamblesë popullore të Oaxaca nga njësitet paraushtarake; e të tjera raste gjithandej. Por, secili rast në veçanti dhe të gjitha në tërësinë e tyre, tregojnë se si barrikadat vazhdojnë të gjallërojnë grupe dhe imagjinatat shoqërore e politike, duke krijuar ndjesinë e solidaritetit të së kaluarës por edhe të mundësisë të së ardhmes politike.

Dështimi ndër vitesh në dialog për “normalizim”, pa Traktat Paqe, është një qëndrueshmëri fiktive, mbase duhet argumentuar se asnjë zgjidhje politike e besueshme nuk mund të arrihet ndërmjet palëve me interesa kontradiktore të cilët luftën nuk e mbyllën me Traktat. E faktori ndërkombëtar, i portretizoi dy figura, si Aleksandar Vučić e Ivica Dačić, si bashkëpunëtor të së ardhmes, e që në fakt dolën të jenë nxitës e minues të paqes!. Dialogu në Bruksel prodhoi disa marrëveshje, por jo, Traktat Paqeje. Që pas shpalljes së pavarësisë dhe konfirmimit të saj nga GjND-ja, betejat vazhduan në dy rrafshe, atë politik dhe atë psikologjik në mendjet e qytetarëve. Përkundër që, shteti i Kosovës, morri barrën për të dëshmuar dy narrativa; atë të aftësisë për shtetbërje, poashtu edhe aftësinë për kujdesin e të drejtave themelore për të gjitha pakicat vendase e veçanërisht pakicës serbe. Çuditërisht, pas krijimit të formacionit të quajtur ‘srpska lista’ ata përkufizuan ekzistencën e tyre institucionale në terma të konvergjencave për të minuar përpjekjet për një mirëqenie politike, po që rezultoi në marrjen e njëanshme të kontrollit të Veriut të vendit e edhe barikadimin e ripërsëritur.

Narrativat gjeopolitike të cilat nuk dolën në sipërfaqe asnjëherë për t’u përmendur publikisht, për shkak të mos nënshkrimit të një Traktat Paqeje, tani, na rezulton me kërkesën për “normalizim”. Sfidave të ndërmjetësve u ngarkohet edhe kaosi me strukturat paralele që ngadalëson hapat mbi procesin e paqes. Për palën serbe, strukturat paralele të koncentruara në Veriun e vendit, shiheshin si “çështje teknike” apo mjet strategjik për të ndikuar në procesin e dialogut. E për rrjedhoj, dialog mbi paqen nuk u zhvillua asnjëherë drejtpërdrejtë ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, si ndërveprim ballë-për-ballë.

Pa asnjë dyshim se roli i ShBA-ve është krucial në Kosovë, e në rajon, por, nuk do duhej lejuar të reduktohet paqja në elementin e një marrëveshje si normalizim. Andaj, Uashingtoni zyrtar do duhej t’a rishikoj procesin për një përmbyllje politike me një TRAKTAT PAQEJE KOSOVË-SERBI sepse Traktat Paqeje do nënkuptonte normalizim marrëdhëniesh; e normalizim marrëdhëniesh do nënkuptonte njohje e ndërsjellët; e njohja e ndërsjellët do nënkuptonte marrëdhënie bilaterale; e marrëdhënie bilaterale do nënkuptonte pajtim mes popujve; e pajtimi mes popujve do nënkuptonte ardhmëri rajonale e Europiane. Ky duhej të ishte apo të jetë rrugëtimi politik, siç e bërë në shumë raste, shtetet (sipas të drejtës ndërkombëtare) pas përfundimit të luftës në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet, nënshkruajnë një Traktat, dhe jo të kufizohet në normalizim si një komponentë Traktati.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova, arti, letërsia dhe diplomacia

Kosova, arti, letërsia dhe diplomacia

Vidovdani si kërcënim hibrid kundër Kosovës

Vidovdani si kërcënim hibrid kundër Kosovës

Kulla: Autoblinda “Shota”, përpjekje modeste e Shqipërisë

Një shpjegim i detyruar për Dritan Goxhajn

Dëgjoje Rininë, Kryeministër!

Dëgjoje Rininë, Kryeministër!

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

“Info Nata”- 21.07.2026

“Info Nata”- 21.07.2026

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën