Një person në Prishtinë është shoqëruar në Polici si i dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë.
Në raportin policor thuhet se i dyshuari ka refuzuar të ndalojë veturën si dhe ka tentuar t’i godas zyrtarët policorë, ndërsa pas ndalimit i ka sulmuar fizikisht ata.
Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në emergjencë ku sipas mjekut është konstatuar se ai ka abuzuar me substanca narkotike.
I njëjti me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi nuk e ka ndaluar veturën dhe ka tentuar ti godas zyrtarët policor. Pasi është ndaluar, i dyshuari ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor. I dyshuar është dërguar në emergjencë dhe sipas mjekut dyshohet se ka abuzuar me substanca narkotike. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/