TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha: Ta shkarkojmë Ramën, Balla: I fundit që mund të flasë je ti

by teve1
1 muaj ago
0
A A
Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha: Ta shkarkojmë Ramën, Balla: I fundit që mund të flasë je ti

Protesta e qytetarëve kundër projektit të investimit në Zvërnec është kthyer në kryefjalë të debatit politik në Kuvendin e Shqipërisë, ku mes përplasjeve të forta është kërkuar ngritja e një hetimi parlamentar dhe është hedhur poshtë kërkesa e opozitës.

Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi qeverinë për injorim të protestuesve, duke kërkuar që kryeministri Edi Rama të paraqitet në Kuvend për dorëheqje ose mocion me debat.

Sipas tij, situata përbën “akt tradhtie dhe cinizmi ndaj qytetarëve shqiptarë”, ndërsa theksoi se protestuesit kanë zhvilluar prej ditësh tubime me flamuj dhe kërkesa për të drejtat e tyre.

Berisha kërkoi gjithashtu ngritjen e një hetimi parlamentar, duke deklaruar se “zëri i qytetarëve nuk mund të mposhtet”, ndërsa paralajmëroi se ata që i injorojnë kërkesat do të përballen me reagim publik.

“Të paraqitet Rama këtu për të paraqitur dorëheqjen ose mocion me debat, është një akt sa tradhëtie dhe cinizmi mes qytetarëve shqiptarë. S’keni të drejtë të injoroni qindra-mijëra qytetarë që kanë 18 ditë me flamurin e lirisë në dorë, me flamurin e ligjit dhe të drejtave të njeriut. Sakrifikojnë orë të tëra. Kush tregohet fashist tani apo stalinist tani, ju apo ata, këtë e gjykojnë qytetarët. Por ju s’mund t’i injoroni ata. Ata kanë kërkesa të drejta.

Urgjent hetim parlamentar, larg duart nga protesta. Zëri i qytetarëve nuyk mposhtet kurrë, pastaj do ikni si minj”, deklaroi Berisha.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi kërkesën e opozitës të paargumentuar dhe jashtë procedurave parlamentare.

Ai deklaroi se kërkesa nuk plotëson kriteret dhe nuk do të merret në shqyrtim, duke shtuar se në debat nuk u paraqit asnjë argument konkret.

Balla iu përgjigj ashpër akuzave të opozitës, duke e sfiduar Berishën të marrë pjesë në protestë dhe duke e akuzuar për qëndrime kontradiktore ndaj saj.

Ai u shpreh se protestuesit kanë bërë edhe thirrje kundër liderit të opozitës, ndërsa shtoi se çështja po përdoret politikisht.

“Z.kryetar, kërkesa është e formuluar gabim dhe nuk merret në konsideratë. Nuk dëgjuam asnjë argument për kërkesën. Kërkesa nga grupi ynë parlamentar do rrëzohet. Kemi pasur diskutim të gjatë kuvetë deputetët kanë kërkuar që këto iniciativa ligjore të dëgjohen me përparësi, nuk dëgjuam asnjë argument që lidhet me kërkesën. I fundit që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu.Nëser do, të zbatosh, unë të sfidoj Sali Berisha sot pasdite shko në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti. Nga ana e protestuesve e meritoj një falenderim, ata thonë Berisha në burg, unë e kam bërë një kallëzim për ty. I ftoj protestuesit ta marrin në shqyrtim”, deklaroi Balla./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit

BE-ja thërret takim urgjent për të diskutuar krizën në Ceuta

BE-ja thërret takim urgjent për të diskutuar krizën në Ceuta

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Grenlanda mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

Edi Rama publikon pamje nga testimi i mjeteve të para ushtarake të prodhuara në Shqipëri

Edi Rama publikon pamje nga testimi i mjeteve të para ushtarake të prodhuara në Shqipëri

Ulutas: Nëse vazhdon stabiliteti, KFOR-i mund të zvogëlojë gradualisht numrin e ushtarëve

Ulutas: Nëse vazhdon stabiliteti, KFOR-i mund të zvogëlojë gradualisht numrin e ushtarëve

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit

Trump anulon sulmet e planifikuara ndaj Iranit

Trabzonspor – Salah, këto janë zhvillimet e fundit

Trabzonspor – Salah, këto janë zhvillimet e fundit

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Sulmohet fizikisht polici në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

108 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 1809 gjoba

108 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, u shqiptuan 1809 gjoba

Arrestohet një person pasi shtiu me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në Prizren

Një person në Podujevë është arrestuar pas disa të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar

Arrestohet tre persona në Mitrovicë për shitblerje të paligjshme të pronave

Sulm me thikë në Fushë Kosovë, arrestohet një person

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën