TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Telashet me furnizim me libra, sfidat që po përcillen nga subvencionimi i teksteve shkollore

Ministria e Arsimit iu ka dhënë afat deri të premten koordinatorëve të shkollave të verifikojnë aplikimet për subvencionim të teksteve shkollore. Por sipas koordinatorëve ka shumë aplikime që nuk i kanë verifikuar meqënëse nuk janë pjesë të shkollës përkatëse.

by Doresa Geci
2 orë ago
0 0
A A

Kanë kaluar më shumë së një muaj që nga fillimi i vitit të ri shkollor.

Por një numër i prindërve ende nuk i kanë marrë mjetet për blerjen e teksteve shkollore.

Ani pse sipas drejtorit të shkollës “Selman Riza” në Fushë Kosovë, aplikimet janë konfirmuar nga koordinatori i shkollës.

“Kemi pas raste që janë konfirmuar nga  koordinatori dhe mjetet nuk janë marrë, po flas deri në javën e kaluar ku disa prind kanë ardh, kanë hulumtuar rastet se pse nuk është bërë pagesa, e kemi kontrolluar zinxhirin … koordinatori tregon që aplikimi është konfirmuar por mjetet nuk janë dalë”, është shprehur drejtori, Esad Simnica.

Mirëpo sipas koordinatorit të kësaj shkolle, ka edhe nxënës që kanë aplikuar për të përfituar subvencione nga Ministria e Arsimit, ndonëse nuk janë pjesë e shkollës.

“Një numër të madh ende nuk i kemi konfimu pasi nuk kemi informata për ata, pra ata nuk figurojnë në listën e nxënësve të shkollës tonë. Pasi nuk i kemi në lista i kemi në pikëkpyetje, dhe do të mbesin ashtu as të pakonfirmuar dhe as të refuzuar”, ka thënë koordinatori, Ruzhdi Krasniqi.

E këtë të martë, MASHTI ka bërë të ditur se koordinatorët kanë kohë deri të premten të verifikojnë aplikimet.

“Koordinatorët që ende nuk kanë përfunduar verifikimin e aplikimeve të tyre ftohen që ta bëjnë këtë brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që të mundësohet përmbyllja e procesit në kohë. Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare, janë edhe 2,789 aplikime në pritje që duhet të shqyrtohen nga koordinatorët shkollorë”, thuhet në reagimin e MASHTI.

Sipas koordinatorit të shkollës “Selman Riza”, procesi i subvencionimit të teksteve shkollore këtë vit është përcjellur me telashe për disa arsye.

“Afati mund të shtyhet sa të dojnë por sistemi ka qenë shumë i gabueshëm dhe mendoj që ka mungu shumë njoftimi i prindërve sepse në shkollë ka shumë të komuniteteve edhe nuk është që i lexojnë shumë lajmet dhe kishim shumë vështirësi për të aplikuar dhe ka prej tyre që i kanë marrë të hollat por fëmijët nuk i kanë librat”, është shprehur tutje Krasniqi.

MASHTI gjithashtu ka bërë të ditur se që nga hapja e platformës më 15 gusht 2025 e deri në mbyllje më 3 tetor 2025, janë pranuar gjithsej 204,283 aplikime, prej të cilave 201,494 janë trajtuar, 196,057 janë aprovuar dhe 5,437 janë refuzuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga Klina

​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi të zhdukur nga Klina

Bulliqi: Të dielën mbyllet gjithçka, fitojmë pa balotazh në Podujevë

Bulliqi: Të dielën mbyllet gjithçka, fitojmë pa balotazh në Podujevë

Pse nuk u bë trafiku urban në katër vitet e para, por premtohet për mandatin e dytë? – Flet Bulliqi

Pse nuk u bë trafiku urban në katër vitet e para, por premtohet për mandatin e dytë? – Flet Bulliqi

Bulliqi sqaron deklaratën për vëllain e Ekrem Hysenit: Konteksti u deformua, s’kishte qëllim ofendimi

Bulliqi sqaron deklaratën për vëllain e Ekrem Hysenit: Konteksti u deformua, s’kishte qëllim ofendimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën