TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të zgjohesh herët, a ju bën vërtetë më produktiv?

by Tëvë1
58 minuta ago
0
A A
Të zgjohesh herët, a ju bën vërtetë më produktiv?

Nëse këtë mëngjes jeni ngritur nga shtrati vetëm pasi keni shtypur disa herë butonin për shtyrjen e alarmit në telefon dhe më pas nuk keni mundur të kthjelloheni derisa keni pirë një filxhan kafe, me siguri njerëzit që zgjohen sapo bie alarmi, pinë lëngje të freskëta, ushtrojnë dhe hanë mëngjes para se të shkojnë në punë, ju duken sikur kanë ardhur nga një planet tjetër.

Edhe pse të gjithë të rriturve u nevojiten rreth shtatë orë gjumë, disa zgjohen në momentin e fundit për të mos u vonuar në punë, prandaj dita zakonisht u nis në mënyrë kaotike. Të tjerë zgjohen shumë më herët dhe me qetësi kryejnë një sërë aktivitetesh para se t’u fillojë dita e punës.

Megjithatë, a janë të ashtuquajturit tipa të mëngjesit vërtet më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më produktivë? Shumë studime shkencore kanë treguar se po. Një hulumtim i publikuar së fundmi në revistën Journal of Sleep Medicine tregon se njerëzit që zgjohen herët janë më rrallë të stresuar dhe janë më të lumtur. Është dëshmuar gjithashtu se ata që zgjohen herët janë më produktivë në punë dhe, në përgjithësi, nuk përballen me rënie të energjisë në fund të orarit të punës. Përveç kësaj, kanë më pak nevojë për ushqime me shumë kalori, janë më pak të irritueshëm dhe kanë sistem më të fortë imunitar. Me një fjalë, ka mjaft arsye të mira pse zgjimi i hershëm ia vlen.

Si të bëheni tip i mëngjesit?

Nëse tashmë keni provuar të zgjoheni më herët dhe të mos e shtyni alarmin në telefon, e dini se kjo nuk është aspak e lehtë. Ndoshta edhe keni arritur të ngriheni në kohë disa herë, sepse keni pasur motivim për t’i ndryshuar zakonet e gjumit, por shpejt jeni kthyer te rutina e vjetër. Pikërisht për këtë arsye, është e rëndësishme të bëni hapa të vegjël në rutinën e gjumit, në mënyrë që të qëndroni të qëndrueshëm. Për fillim, është e rëndësishme të theksohet se zgjimi i hershëm ka kuptim vetëm nëse më parë keni fjetur mjaftueshëm. Kjo do të thotë se shkuarja në shtrat në kohë është hapi i parë që duhet ta bëni. Edhe pse kjo tingëllon e lehtë në teori, në praktikë shpesh nënkupton se do të rrotulloheni gjatë në shtrat para se t’ju zërë gjumi. Për fat të mirë, ka rutina që mund t’i vendosni për të fjetur më herët.

Truri ynë i do rutinat, prandaj veshja e pizhameve dhe larja e dhëmbëve në të njëjtën kohë çdo mbrëmje do të jenë sinjal i shkëlqyer se ka ardhur koha për gjumë. Hapa të tjerë që mund të ndërmerrni janë të hani darkë rreth orës 18:00 dhe pas kësaj të mos konsumoni ushqim, të mos pini kafeinë gjatë orëve të pasdites, të mos përdorni telefonin 30 deri në 60 minuta para se të shkoni në shtrat dhe t’i zbehni dritat në shtëpi, sepse drita e fortë mund ta pengojë prodhimin natyror të melatoninës në trup.

Shmangni edhe gjumin e pasdites derisa regjimi juaj i ri i gjumit të stabilizohet

Nëse i keni ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm, por ende nuk mund të flini, mos qëndroni në shtrat duke u rrotulluar më shumë se 20 minuta. Pas kësaj kohe ngrihuni dhe nisni një aktivitet që do t’ju qetësojë lexoni një libër, bëni joga relaksuese ose shtrijeni lehtë trupin. Mos shikoni telefonin dhe mos konsumoni ushqim, sepse në këtë mënyrë do të zgjoheni edhe më shumë.

Qëndrueshmëria është më e rëndësishmja

Në këtë proces, gjëja më e rëndësishme është qëndrueshmëria. Ka shumë mundësi që në netët e para të keni problem të flini, por nëse nuk hiqni dorë nga rutinat e përmendura të mbrëmjes, organizmi juaj së shpejti do të mësohet me regjimin e ri të gjumit. Po ashtu, mos bëni ndryshime drastike. Për fillim, zhvendoseni orarin e gjumit për një orë më herët, pastaj pas një apo dy javësh edhe për një orë tjetër, derisa të arrini qëllimin që i keni vënë vetes. Jini të butë me veten gjatë këtij procesi dhe mos e fajësoni veten nëse ndodh që një natë të flini më vonë se ç’duhet. Mos harroni se përjashtimet ekzistojnë për ta vërtetuar rregullin.

Këshilla e fundit

Për të këmbëngulur në arritjen e cilitdo qëllim, përfshirë edhe atë që të bëheni person që zgjohet herët, është e rëndësishme të keni një arsye të mirë dhe ta motivoni rregullisht veten. Prandaj, mendoni se në çfarë mënyre do të ndryshonte jeta juaj nëse do të fillonit të zgjoheshit më herët. Shkruani të gjitha përfitimet që do t’i kishit dhe lexojeni këtë listë sa herë që ju vjen dëshira të hiqni dorë. Në këtë mënyrë do ta motivoni veten që të mbeteni të qëndrueshëm në synimin tuaj. /TAR

ShareTweet

Postime të ngjashme

Largojeni thatësinë në lëkurë, përmes kësaj maske natyrale

Largojeni thatësinë në lëkurë, përmes kësaj maske natyrale

Nëse i bëni këto 6 gjëra, mos u habitni pse të tjerët nuk ju vlerësojnë

Nëse i bëni këto 6 gjëra, mos u habitni pse të tjerët nuk ju vlerësojnë

Testi që ju tregon a duhet t’i ngjyrosni flokët, apo jo

Testi që ju tregon a duhet t’i ngjyrosni flokët, apo jo

Si ta ndëshkoni fëmijën pa e dëmtuar emocionalisht, 9 mënyra

Si ta ndëshkoni fëmijën pa e dëmtuar emocionalisht, 9 mënyra

Rruga  Prekoc – Marec – Krilevë, inspektohet nga Basha e Pacolli

Rruga  Prekoc – Marec – Krilevë, inspektohet nga Basha e Pacolli

​USA Today: Kosova, një histori suksesi në Ballkan

​USA Today: Kosova, një histori suksesi në Ballkan

Rekord hyrje-daljesh në Morinë, mbi 2 milionë qytetarë kaluan kufirin në maj dhe qershor

Rekord hyrje-daljesh në Morinë, mbi 2 milionë qytetarë kaluan kufirin në maj dhe qershor

Të zgjohesh herët, a ju bën vërtetë më produktiv?

Të zgjohesh herët, a ju bën vërtetë më produktiv?

BSPK mblidhet për zgjedhjen e kryetarit të ri, Kurti premton më shumë inspektorë të punës

BSPK mblidhet për zgjedhjen e kryetarit të ri, Kurti premton më shumë inspektorë të punës

Liburn Jupolli prezanton veprën e re kushtuar viktimave të masakrave në Kosovë

Liburn Jupolli prezanton veprën e re kushtuar viktimave të masakrave në Kosovë

Hoxha nga Potoçari: Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është sulm ndaj së vërtetës dhe drejtësisë

Hoxha nga Potoçari: Mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është sulm ndaj së vërtetës dhe drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën