Gjatë përleshjes fizike, të shtëna me armë zjarri raportohet se ka pasur në mes katër personave të premten në Prishtinë.
Sipas raportit policor, një person ka pësuar lëndime trupore ku ka pranuar tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit të vogël.
Sipas policisë, nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
“Prishtinë 28.02.2025-12:29. Raportohet se gjatë përleshjes në mes të katër personave, ka pas edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasojë, gjatë përleshjes fizike, një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit të vogël. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport./teve1.info/