TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të paktën katër të vdekur nga shpërthimi në një hidrocentral në Itali

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Të paktën katër të vdekur nga shpërthimi në një hidrocentral në Itali

Të paktën 4 persona humbën jetën këtë të martë në Bolonja të Italisë, si pasojë e një shpërthimi në hidrocentralin e Suviana.

3 të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa 5 prej punonjësve mbetën të plagosur. Shpërthimi ndodhi rreth orës 15:00, në katet nën ujë të hidrocentralit, për shkaqe momentalisht të panjohura. Aktualisht operacionet e shpëtim kërkimit vijojnë, por ato janë tejet të vështira.

Sipas kryebashkiakut të Camugnano, Marco Masinara, në momentin e ngjarjes po punohej në turbina dhe personeli gjendej në brendësi të strukturës. “Shpërthimi ndodhi nën nivelin e ujit. Në vendngjarja ka shumë tym dhe zjarrfikësit po hasin vështirësi për të ndërhyrë në brendësi”, tha ai.

“Për të ndërhyrë duhet fushëpamje dhe temperatura të ulëta”, tha kreu i zjarrfikës së Bolonjas, Calogero Turturici. “Kur të arrijmë në katin ku ndodhi shpërthimin dhe pasi të kemi arritur që të kontaktojmë personin përgjegjës të Enel të impiantit do të mund të kuptojmë më mirë çfarë ka ndodhur”, shtoi ai.

Sipas ANSA, zjarri dyshohet të ketë nisur në katin minus 9, ku ndodhen transformatorët. Diga e basenit artificial të Suviana nuk rezulton që të jetë e përfshirë në incident. Paraprakisht raportohet se shpërthimi ka ndodhur në një prej centraleve të pompimit dhe turbinave, që ndodhet rreth 2 kilometra larg nga diga. Ndaj për momentin nuk raportohet për dëme në strukturën e saj.

Enel, që ka në pronësi centralin, tha se ka nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Një reagim pati edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

“Po ndjek me vëmendje lajmin e rëndë për shpërthimin e ndodhur në një hidrocentral në basenin artificial të Suviana. Mbështetja ime dhe e qeverisë shkon për familjarët e viktimave dhe personave që mbetën të plagosur. Falenderoj Shërbimin e Zjarrfikëses për ndërhyrjen e shpejtë dhe ata të emergjencës që vijojnë të punojnë për gjetjen e personave të zhdukur”, tha Meloni

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeministri i Malajzisë: Dënimet nuk do t’i ndalin raketat

Kryeministri i Malajzisë: Dënimet nuk do t’i ndalin raketat

Erdogan: Izraeli synon “ta tërheq gjithë rajonin në kaos”

Erdogan: Izraeli synon “ta tërheq gjithë rajonin në kaos”

Kryeministri i Irakut propozon një pakt mbrojtës në stilin e NATO-s për shtetet arabe dhe islamike

Kryeministri i Irakut propozon një pakt mbrojtës në stilin e NATO-s për shtetet arabe dhe islamike

Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar “Rama 4”

Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar “Rama 4”

Gëzim Plakolli prezanton programin: Prioritet arsimi dhe zhvillimi ekonomik

Gëzim Plakolli prezanton programin: Prioritet arsimi dhe zhvillimi ekonomik

Kandidatja e LVV-së sfidon Lladrovcin: Kampion vetëm në dështime

Kandidatja e LVV-së sfidon Lladrovcin: Kampion vetëm në dështime

“Info Nata”- 15.09.2025

“Info Nata”- 15.09.2025

Kosova në epërsi 2:0 pas 45 minutave

Shiten brenda tri orësh të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Muriqi shënon sërish, barazon rezultatin ndaj Espanyolit

Muriqi shënon sërish, barazon rezultatin ndaj Espanyolit

Policia gjobit prindin e një të mituri që shihej duke drejtuar veturë në Obiliq

Policia gjobit prindin e një të mituri që shihej duke drejtuar veturë në Obiliq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën